Irvin Yalom, një nga autorët më mendjemprehtë dhe të dashur për lexuesit në mbarë botën
Psikoterapisti i famshëm amerikan, Irvin Yalom, i cili edhe sot në moshën 89-vjeçare punon me klientët dhe di të thotë se “ende po mëson”.
Në një klip interesant ka shtruar një pyetje që mund të na ndryshojë jetën rrënjësisht: Çfarë mund të bëni vitin e ardhshëm për të filluar një jetë pa pendim?
Irvin Yalom është gjithashtu një autor i dalluar që ka shkruar disa libra, ndër të cilët janë “Kura Schopenhauer” (ndihmon një profesor amerikan pasi mëson se vuan nga tumori),”Kur qau Niçja” Niçes (i obsesionuar me Lou Salome shkon te psikiatri), “Duke parë diellin”, “Vrasësi i dashurisë”, “Problemi Spinoza” (teoricieni i antisemitizmit nazist nuk mund të çlirohet nga fantazmat e tij), “Xhelati i dashurisë”e të tjera, ndërsa disa nga këta tituj mund të gjenden në libraritë tona, transmeton Telegrafi.
Këtu janë disa nga thëniet e tij më të mira:
“Çdo person duhet të zgjedhë se sa të vërteta mund të durojë”.
“Akti i zbulimit të plotë të një personi te tjetri, që ende është i pranuar, është mekanizmi kryesor i ndihmës terapeutike”.
“Nëse doni të zgjidhni kënaqësinë e pjekurisë, përgatituni për dhimbjen”.
“Vetëm një shërues i lënduar mund të të shërojë me të vërtetë”. Shikoni thellë në jetën tuaj dhe gjithmonë do të gjeni dëshpërim”.
“Dëshpërimi është çmimi që dikush paguan për vetëdijen”.
“Njëri ndër paradokset më të mëdha të jetës është se vetëdijesimi e ushqen ankthin”.
“Obsesioni është një shpërqendrim; ju mbron të mos mendoni për diçka tjetër”.
“Kur njerëzit nuk janë aspak kureshtarë të njohin veten e tyre, është gjithmonë një shenjë e keqe”.
“Të jetosh i sigurt është e rrezikshme”.
“Akti i zbulimit të plotë të vetes tek një tjetër dhe i pranimit mund të jetë mjeti kryesor i ndihmës terapeutike”.
“Mendimtarët e mëdhenj gjithnjë zgjedhin shoqërinë e vetvetes, zhvillojnë mendimet e tyre, të pashqetësuar nga turma.”
“Dashuria nuk është vetëm një shkëndijë pasioni mes njerëzve; ka një ndryshim midis të dashuruarit dhe të qëndruarit në dashuri. Dashuria është një mënyrë jetese, ‘dhënie’, përkushtim, lidhje, sjellje jo të kufizuar ndaj një personi”.
“Të kujdesesh për një tjetër do të thotë ta njohësh dhe ta përjetosh atë person sa më mirë që të jetë e mundur”.
“Unë ëndërroj për një dashuri që është më shumë se dy njerëz që dëshirojnë ta kenë njëri-tjetrin”.
“Kur një njeri është pre e emocioneve të tij, ai nuk është zot i vetes së tij, por shtrihet në mëshirën e fatit”.
“Vetëm shëruesi i plagosur mund të shërojë vërtet”.
“Ndonjëherë fati na vendos në një pozicion ku e drejta është e gabuar”.
“Për çdo grua të bukur në këtë botë ekziston një burrë i mjerë, që është i lodhur nga ajo”.
“Për t’u lidhur plotësisht me tjetrin, ne së pari duhet të lidhemi me veten. Nëse ne nuk mund ta përqafojmë vetminë tonë, tjetrin do ta përdorim thjeshtë si mburojë kundër izolimit”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë