Liderët më të mirë bëjnë këto tri gjëra për të shmangur të punuarit me orare të zgjatura
‘Burnout’-i nuk ka të bëjë vetëm me të punuarit me orare të zgjatura
Nga Minda Zetlin, autore e librit “Kujdesi për Veten në Karrierë: Gjej Lumturinë, Suksesin dhe Plotësimin në Punë”
Çdo lider duhet të ndërmarrë tre hapa të thjeshtë për të zvogëluar ose parandaluar burnout-in tek punonjësit dhe tek vetja: uljen e kërkesave, ofrimin e kontrollit më të gjerë dhe krijimin e mjedisit të duhur. Këto këshilla vijnë nga psikologu i Wharton dhe autori i disa librave më të shitur, Adam Grant, në një “mini-mjet” për liderët.
Kam dëgjuar shumë përkufizime të “burnout” gjatë viteve, por më pëlqen veçanërisht ajo e Grant-it. Ai e quan “lodhje emocionale”. Mendoj se kjo është më e saktë. Burnout-i nuk përcaktohet vetëm nga oraret e gjata të punës – të gjithë e dimë që ka njerëz që punojnë pothuajse gjatë gjithë kohës, por duket se janë përsëri energjikë dhe të lumtur e jo të lodhur dhe të stresuar. Është emocioni që ndjeni në lidhje me oraret e gjata të punës dhe vetë punën që krijon burnout ose jo.
Duke marrë parasysh këtë, në vend që të përqendrohemi në gjëra si, pushimi nga puna ose sugjerimi i praktikave për uljen e stresit si, meditimi apo ushtrimi, Grant propozon luftimin e burnout duke rregulluar vetë punën. Ja këshillat e tij:
Lehtësoni kërkesat në çdo mënyrë të mundshme
“Identifikoni elementët më lodhës të një pozicioni dhe kërkoni mënyra për t’i pakësuar ato”, këshillon Grant. Padyshim që puna duhet të bëhet dhe me shkurtimet e personelit, ndalimin e rekrutimit dhe kohët e paqëndrueshme ekonomike, është e mundur që ju mund të mos punësoni më shumë njerëz për të zvogëluar barrën. Ndaj, me shumë gjasa, shumica e punonjësve tuaj dhe ju vetë gjithashtu, do të keni më shumë punë se sa mund të ketë në një ditë normale pune.
Por, ka disa gjëra që mund të bëni për të zbutur presionin e punës, thekson ai, shkruan Business Magazine.
Filloni duke zbuluar nëse ndonjë nga pjesët më të mërzitshme të një pune mund të përmirësohen. Kushtojini vëmendje komunikimit dhe mbledhjeve të shumta – për shembull, ndër përdoruesit e Microsoft 365, punonjësit shpenzojnë mesatarisht 57% të kohës duke marrë pjesë në mbledhje, e-mail dhe chat, dhe vetëm 43% të kohës duke u marrë me punët e zyrës si dokumente dhe tabela me të dhëna të tjera. Nuk është çudi që 68% e përgjigjeve në një sondazh nga Microsoft tregojnë se ata nuk kanë mjaftueshëm përqendrim për t’u fokusuar në punën e tyre.
“Nëse puna e tejzgjatur dhe pritshmëritë rreth disponueshmërisë dhe e-maileve po shkaktojnë burnout, adresojini ato, qoftë në nivel organizativ apo në nivel ekipi”, shkruan Grant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë