Gjithçka që duhet të dish rreth Binjakëve: Janë të zgjuar, super socialë dhe nuk ndalojnë kurrë së foluri!
Shenja më sociale e horoskopit
Duke marrë parasysh që çdo shenjë horoskopi ka të mirat dhe të këqijat e veta, edhe Binjakët s’kanë si të shpëtojnë, ndaj është momenti që të bëhemi më specifikë dhe të të tregojmë si është realisht një person i shenjës së Binjakëve.
Binjakët në zyrë
Nëse ke një koleg/e të shenjës së Binjakëve, je me fat. Binjakët shquhen për ide kreative dhe për biseda të gjata, që s’dinë t’u japin fund. Por, Binjakët, siç kanë edhe simbolin e tyre, ndahen në dy pjesë:
Një “personalitet” mund të flasë, të punojë, të ketë sensin e estetikës, të bëjë prezantime dhe tjetri mund të jetë më i qetë dhe më i përmbajtur. Gjithsesi, sërish mbeten ndër personat e preferuar në zyrë, pasi dinë t’i japin lezet çdo bisede.
E keqja e Binjakëve: Ndonjëherë nuk i marrin shumë seriozisht gjërat dhe ngatërrojnë marrëdhënien e punës me atë personale.
Binjakët në dashuri
Binjakët janë flirtues dhe shumë të dhënë pas partnerit/es, ndaj duhet që me patjetër t’i shpërblesh me gjeste të bukura dhe fjalë të ëmbla. Ndërkohë, Binjakët, janë të dyzuar mes tradicionales dhe modernes, ndaj edhe pse kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja, sërish duan të kenë një marrëdhënie romantike si nëpër filma.
Nga ana tjetër, janë shumë kuriozë dhe duan të dinë gjithçka për njerëzit. Imagjinoje si një fëmijë të vogël që pyet për çdo gjë dhe dyshon në çdo përgjigje. Binjakët thjesht duan ta dinë se ç’po ndodh, si po ndodh, pse po ndodh, kush po e bën të ndodhë?! Pra, duam të themi se flet gjatë gjithë kohës, ama të lë edhe hapësirë që të tregosh gjërat e tua. Nëse do të fitosh zemrën e një personi që është shenja e Binjakëve, mbaje gjallë bisedën!
Një anë e keqe e Binjakëve në lidhje? Shumë xhelozë dhe duan gjithë kohës vëmendje.
Binjakët me miqtë
Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe kjo do të thotë se Binjakët janë qendra e vëmendjes në çdo grup shoqëror. Binjakët janë flutura sociale dhe duan gjithë kohës të njohin njerëz, por edhe të informohen përmes librave dhe internetit. Ata përshtaten shpejt dhe janë fiks si për një mbrëmje në shtëpi, edhe për një natë të çmendur në klub.
Por, kanë edhe një anë të errët: Anulojnë planet në sekondën e fundit!
Binjakët kur janë vetëm
Binjakët duan të marrin njohuri nga të gjitha burimet. Kur janë vetë, mbledhin informacion, rrinë në rrjetet sociale, u shkruajnë miqve, dërgojnë meme, lexojnë artikuj ose libra. Binjakët e duan artin dhe duan të ndërmarrin aventura të reja, zakonisht afatshkurtra.
Binjakët nuk kanë aspak frikë nga ndryshimi, përkundrazi, e duan atë, ndaj në shumë raste zgjedhin ta ndryshojnë mobilimin e shtëpisë dhe ta përshtatin sipas humorit dhe stinëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur
Si ngrihet motori në rrotën e prapme
Temperamenti i një gruaje zbulohet sipas grupit të gjakut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'