LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Kavalas flet për marshin e Turqisë drejt autokracisë

Rasti i Kavalas flet për marshin e Turqisë drejt autokracisë
Osman Kavala (foto: Anadolu Culture Center/Reuters)

Opinion i redaksisë së ditores Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Prej shembujve të ndryshëm të gjyqeve që janë mbajtur në Turqi përgjatë 14 vjetëve të fundit, rasti i Osman Kavalas është ndoshta më skandalozi. Biznesmeni dhe filantropisti po përballet me burgim të përjetshëm, nën akuzat e sajuara se ka synuar ta rrëzojë qeverinë. Dënimi i padrejtë u dha pas pesë vjetëve të trazuara gjatë të cilave Kavala ka qenë në prag të lirimit, për t’u përballur pastaj me akuza edhe më të rënda. Është simbol i shtypjes së disidencës nga regjimi gjithnjë e më autoritar i Recep Tayyip Erdoganit.


Vendimi është dhënë teksa Kremlini po e vazhdon luftën e egër në Ukrainë. Turqia – anëtare e NATO-s dhe roje e Detit të Zi – po e luan një rol të madh si ndërmjetëse me Rusinë. Por, ky funksion nuk duhet ta përjashtojë Turqinë nga detyrimet ndaj shtetit të së drejtës, as ta mbrojë atë nga pasojat e shkeljes së tyre.

Rasti tashmë ka shkaktuar një grindje mes Erdoganit dhe Perëndimit, meqë Kavala e vuajti burgun edhe para dënimit. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi lirimin e tij në vitin 2019. Vitin e kaluar, diplomatët e dhjetë vendeve të ndryshme perëndimore gati sa nuk u dëbuan nga Turqia, pas kritikave të tyre për trajtimin e tij. Ata u tërhoqën kur Erdogani akuzoi për ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Turqisë. Kjo është tema kryesore që Erdogani e përdor, pavarësisht nga çështja – qoftë për gjendjen e rëndë të ekonomisë e deri te protestat e vitit 2013 për të cilat Kavala u akuzua se i kishte orkestruar. Paranoja dhe grindjet e presidentit kundër forcave të huaja në hije, veçse janë vetëm nga puçi i dështuar i vitit 2016. Por, në të vërtetë, është ndikimi i tij i madh në çdo aspekt të jetës – që nga normat e bankës qendrore e deri te gjykatat – që e kërcënon mënyrën e jetës së popullit turk.

Kriza e kostos së jetesës – me inflacionin që në mars zyrtarisht arriti në 61 për qind – e ka gërryer popullaritetin e tij. Kjo ka rëndësi për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Erdogani është ende i aftë për pragmatizëm dhe e di se Perëndimi ka nevojë për Turqinë – tani më shumë se kurrë – por edhe e anasjella e kësaj është e vërtetë. Rasti i Kavalas dhe burgimi i politikanëve të opozitës, si Selahattin Demirtas, mund ta komplikojnë kërkesën e Turqisë për t’i blerë aeroplanët luftarakë amerikanë F-16. Turqia ndërkohë është e varur nga Evropa me më shumë se gjysmën e tregtisë dhe të investimeve të saj, një nevojë që del në pah prej problemeve ekonomike të vendit.

Prandaj, për rastin kanë rëndësi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Evropës që i mbrojnë të drejtat e njeriut. Këshilli tashmë po mendon që përmes Gjykatës së Strasburgut të shpërfill vendimin e Ankarasë për Kavalan. Ajo përfundimisht mund ta sanksionojë Turqinë duke ia pezulluar të drejtat e votës në Këshill. Pa vonesë duhet ta bëjë këtë. Ky nuk është “Perëndimi hipokrit” që veç e tund gishtin, por shoqëri me libër të rregullave të cilin Turqia e ka nënshkruar dhe më pas e ka injoruar.

Urën historike midis Lindjes dhe Perëndimit, Turqia lehtë po e sfidon. Megjithëse e ka një nga ushtritë më të mëdha në  NATO, ajo e zemëroi aleancën ushtarake kur e bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore. Ka brenga se nëse kritikohet shumë Ankaraja, atëherë mund ndodhë prishja e unitetit. Erdogani mund ta imitojë Vladimir Putin me disa taktika të të fortit; ka jehonë të etno-nacionalizmit neo-carist të presidentit rus në marshin e Erdoganit drejt një sulltanati të shekullit XXI. Por, marrëdhënia e Turqisë me Rusinë është po aq e ndërlikuar sa edhe marrëdhënia me Perëndimin. Turqia e ka furnizuar Ukrainën me dronë. Turqia dhe Rusia janë në anët e kundërta të konflikteve në Siri, në Libi dhe në Kaukaz. Kjo do të thotë se ruajtja e vlerave që përqafon Perëndimi – dhe që Turqia supozohet se e bën përmes anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës – nuk duhet të nënkuptojë se Erdogani do të nxitojë të shkojë drejtë e në përqafim të Putinit.

Në trend

Më shumë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori