LAJMI I FUNDIT:

Në Zvicër po ndërtohet rrokaqielli më i lartë banesor prej druri në botë

Në Zvicër po ndërtohet rrokaqielli më i lartë banesor prej druri në botë

Projekti “Rocket & Tigerli” do të përbëhet nga katër ndërtesa, duke përfshirë edhe atë 100 metra të lartë

Sipas firmës daneze të projektimit SHL, dizajni do të ofrojë banim modern, me cilësi të lartë me depërtim maksimal të dritës së ditës, në qytetin zviceran Winterthur pranë Cyrihut.


Fasada do të mbulohet me terakota të kuqe të errët dhe të verdhë në kombinim me detaje jeshile pluhur, në përputhje me çatitë e kuqe dhe tullat e verdha të ndërtesave të vjetra të zonës, transmeton Telegrafi.

“Ne po i qasemi projektit me një ndjenjë të madhe përulësie”, thotë Christian Almark, partner dhe drejtor i projektimit në SHL.

“Është një projekt i madh që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitet, në kuptimin social dhe estetik”, tha ai.

Në të katër godinat do të ketë njësi banimi, si dhe një zonë shitjeje, një bar dhe një hotel.

Ajo pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të hyrë në vitin 2026.

Projekti i bashkohet përpjekjeve të tjera arkitekturore që duan të vërtetojnë se druri mund të përdoret si themel për ndërtimet e larta.

Kulla Mjøstårnet në qytetin norvegjez të Brumunddal, 85 metra e lartë, u bë ndërtesa më e lartë prej druri në botë kur u hap në vitin 2019.

Në këtë pallat 18 kate ka apartamente, ambiente biznesi dhe hoteli drurit “Wood”. /Telegrafi/