I dashur shqiptar, duaje më shumë veten dhe më shumë shqiptarin tjetër. Jepi vetes respekt dhe dinjitet. I dashur shqiptar, mos u përpiq të gjesh fajtor për të gjithë padrejtësitë që të ndodhin apo gjërat që nuk shkojnë mirë në jetën tënde, sepse fajtor je direkt ose indirekt vetë ti. Populli thotë: “Faji ngelet jetim”.
Kjo letër sociologjike është këndvështrim i imi, i jetës reale sociale, në të cilën jetojmë. Është një kambanë alarmi sociologjike. I dashur shqiptar, e di sa je lodhur për të gjetur një punë, por kur e gjen punën, të lutem bëjë mirë. Bëje me dashuri, me korrektësi, me dinjitet, me profesionalizëm.
Nuk ka rëndësi se ku punon ti, bëje mirë atë që ke profesion, atë për të cilën paguhesh. Unë dëgjoj vetëm njerëz që ankohen. “Këtu nuk ia vlen”, “Nuk bëhet ky vend”, “Jemi të varfër”. Të ndalem pak te varfëria, po jemi të varfër të gjithë shqiptarët. Jemi të varfër shpirtërisht, mendërisht edhe financiarisht.
Shqipëria nuk ka të pasur, edhe ata me dy të holla më shumë, mos mendoni se janë të tillë. Shqiptar, më thuaj kur ia shite shpirtin qoftëlargut dhe u bëre pa ndjenja. Më thuaj kur reshte së dashuri vëllain, motrën, nënën, babain. Kur e le pacientin të vuajë se nuk more atë letër pa vlerë sentimentale, paranë.
Po ti i drejtësisë, më thuaj, a je i lumtur kur ishe i padrejtë, po ti që ndërton ura, pallate, u ndjeve mirë kur u shemb edhe vila jote nga tërmeti? I dashur shqiptar, hiq dorë e mendje nga kotësia, nga dukja. Kujt po i dukemi njëri–tjetrit? Shqiptari i djeshëm iku dhe la atë që la, ne të sotmit çfarë po bëjmë ne?
Po ngremë një botë surreale në mendjen tonë, po jetojmë jetët përtej kufirit. Ajo nuk është jeta jonë, ne nuk jemi ata e ata nuk janë ne. Të lutem, i dashur shqiptar, sa mijëra euro e bëre dasmën? Sa mijëra euro i shpove te tullumbacet e ditëlindjes? Sa vlerë kanë foto e tua në “Instagram”?
Kam nevojë të ulërijë: “Ç’po ndodh me ne të gjithë”? Nuk shikoj më shqiptar. Shikoj modele të shëmtuara hibride. Nuk shikoj më vullnetarizëm. Shtëpia pa portë, dritare, çati dhe njerëz në të nuk është e tillë. Ndjej se ky është momenti ynë pa dallim feje, krahine apo ideje, që të jemi bashkë në një formë apo në një tjetër dhe të kryejmë me integritet detyrat tona sociale.
I dashur shqiptar, më thuaj të lutem, sa u bërë ekspert politike sot? Epo, nuk bëhet mirë as ajo në qoftë se ne nuk realizojmë të gjithë punët tona respektive ashtu si duhen. I dashur shqiptar, a ka punë pa lodhje? Ndërgjegjësohu, pa punë të mirë dhe të ndershme nuk bëhet asgjë. Jeto të lutem modestisht dhe mbushe mendjen, zemrën dhe shpirtin me pozitivitet.
I dashur shqiptar i sotëm, nuk po e bëjmë saktë sot detyrën tonë qytetare, prindërore, vëllazërore dhe funksionale. Shtëpia është ndërtuar përpara viteve 90. Atë e kemi ciflosur nga pak të gjithë ne. Plus, tërmetet e dërrmuan fare, por shtëpinë e kemi me themele të mira.
Hajde ta “ri ngremë”, ta bëjmë të dashur, të bukur, me standarde bashkëkohore dhe nuk mendoj ta bëjmë si e komshiut, se vdesim ne të kopjojmë. Ta bëjmë unike se kjo është shtëpia jonë dhe vetëm e jona.
Nga kush po presim ne të ndezë dritën brenda saj? Ta emancipojmë shtëpinë duke ruajtur traditën, vlerat, kulturën dhe duke marrë më të mirën nga modernizmi, vetëm ju lutem mos na shthurni shtëpinë. Jeta e shqiptarit nuk është vila luksoze, makina e fundit, veshjet firmato.
Jeta e shqiptarit jemi të gjithë ne. Kërkojmë dhe meritojmë jetën me standard, por ai nuk vjen me tri denoncime, disa shkarkime apo pesë shkrime kritike. Standardi ynë shoqëror normal fillon nga ne. Sa me përgjegjshmëri të gjithë ne realizojmë punën tonë duke filluar nga këpucari e në vijim. Sa më të shëndetshme të krijojmë familjen bërthamë.
Sa më shumë të njohim historinë tonë. Të kujdesimi për veten edhe për tjetrin, besoj se më e mirë do të jetë gjithë shoqëria. I dashur shqiptar, të lutem, duhet të kuptosh se pa dije, kokëbosh, nuk ke ku të shkosh. Të lutem, ji realist! E dashur Shqipëri, ti dole në vitet ‘90 e trembur, e frustruar, e pangopur, e pafe.
Fali bijtë e tu që nuk ditën të menaxhojnë veten e që ranë pre e mëkateve sociale të shoqërisë moderne. E di Shqipëri që ta nxinë faqen nëpër botë disa “çapkënë”, por ti duhet t’i falësh se ata ishin të paparë dhe ecën kuturu.
Shqipëri, ti ishe e brishtë dhe fëmijët e tu nuk kishin si të mos binin pre e tundimeve të tranzicionit. Ti rrite fëmijë të frikësuar, ua shtype lirinë, dëshirat, ëndrrat dhe ndjenjat. Ata janë burrat dhe gratë e sotme, janë prindërit tanë.
Po na dhunojnë gratë, po na përdhunojnë vajzat, djemtë dhe po na vrasin fëmijët. Familja po shkatërrohet. Fëmijët po ngelen me dije të cunguara. Shqiptari po vret shqiptarin në mes të ditës. Japin mendje ata që nuk kanë dhe nuk japin ata që duhet. Ne shqiptarët nuk pranojmë këshilla, vërejtje, sugjerime.
Çdo të tillë e marrim personale. Shqipëri i kishe mësuar ti me një ngjyrë, sapo dolën disa u ndanë dhe u vranë edhe ata. Luftë e marrë ideologjike, armiq ngjyrash. Anomia, apatia dhe gjithë problematikat sociale të shoqërisë sonë janë për të gjithë ne. Si për atë që jeton në qytet apo ata që jetojnë në fshat, si për atë që është i varfër apo i pasur, si për atë që është intelektual apo ai që shet gështenja në rrugë, në mes të metropolit.
Problemet shoqërore janë aty për të gjithë si për ata që jetojnë brenda vendit dhe ata të “paduruarit” që ikën për një jetë më të mirë. Duhet ikur nga mendësia primitive sot për sot. Karma rikthehet ndër breza. Idealet është vështirë t’i mbash. Le të shtojmë pak naivitet dhe të shikojmë vetëm për një çast përtej. Të lutem, i dashur shqiptar, i djeshëm, i sotëm dhe i ardhshëm, ndriçoje mendjen, shtoje dijen, durimin, tregohu i sjellshëm, ndero veten.
Duaje gruan, burrin, prindin, fëmijën. Krijo familje të shëndoshë, nga e cila buron gjithçka. Aty lindin, rriten dhe edukohen mjekët, gjykatësit, politikanët, sociologët, mekanikët, berberët, mësuesit…… vrasësit dhe viktimat.
Edukoni familjen, rritini fëmijët me dashuri, vlera, norma, moral. Kultivojuni atyre vetëbesimin, optimizmin dhe besimin. Në gjykimin tim nuk ka njerëz të mirë apo të keq. Modeli që u serviret fëmijëve do të reflektohet te sjelljet e mëvonshme shoqërore. Sukseset e arritura shpejt u dihet fundi, ndieja aromën jetës së mirë dhe të shëndetshme ashtu si ia ndjen kafes së përditshme që nuk e lë asnjëherë.
Shumë gjëra janë vullnetarisht të detyrueshme. Asnjë nga ne nuk rritet i veçuar nga tjetri, por secili prej nesh është i veçantë. Në bashkësinë tonë të madhe shoqërore duhet të jemi të përgjegjshëm për veten dhe për tjetrin, sepse vetëm në këtë mënyrë funksionojmë si një e tërë dhe ka pak vend për devijanca.
T’i largohemi frikës, të përqafojmë ndërgjegjësimin, integritetin dhe profesionalizimin. Nuk ka të drejta pa detyra. Familja e shëndoshë dhe martesa e lumtur rrit fëmijë të denjë që i duhen shoqërisë për të funksionuar, rritur dhe zhvilluar. Larg ngjyresës politike dhe show-t mediatik motorët socialë duhet të lëvizin shpejt pasi shoqëria po gangrenizohet dita–ditës. Kush ka fatin të bëjë histori, ju lutem, bëjeni mirë!
E dashur Shqipëri, busulla jote shoqërore e ka humbur drejtimin e saj. Bijtë e tu janë të pagëzuar, buzëpaqeshur dhe të trishtuar. Ata nuk e dinë çfarë duan dhe nuk vlerësojnë çfarë kanë. Nuk po lexojnë dhe studiojnë më. Turpi të na zërë që vargjet e Pashko Vasës të vitit 1880 janë aktuale edhe sot. Dalai Lama thotë: “Qëllimi ynë i parë në jetë është të ndihmojmë njëri -tjetrin, dhe nëse nuk e ndihmojmë, të paktën mos bëni keq”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës