Kuptojeni se është betejë politike, fare normale në kushtet e një shoqërie që e quan veten demokratike. Nuk është betejë për salla, korridore, bodrume, haure, kotece, WC!
Çfarë mesazhi u jepet krerëve dhe militantëve në të gjithë Shqipërinë, kur te ish ShQUP-i (Shtëpia Qendrore Ushtarake Popullore), ka përplasje qoftë edhe verbale dhe pastaj shkëmbime sharjesh dhe fyerjesh, për një sallë!
Në vend që shefi i administratës të dilte te dera dhe t’i priste me njerëzillëk e t’u thoshte: Sallë doni? Posi, ja ju gjej një! Por, mos bërtisni shumë se ka edhe mbledhje të tjera këtu!
Kuptojeni këtë! Demokracia është betejë politike edhe brenda partive. Përndryshe pranoni shoqërinë piramidale ku kryetari i partisë nuk lejon as mizën të bëjë shurrën te dritarja e shefit të administratës!
Një problem kaq minor dhe krijon sherre të kota, por që mund të ndizen në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë vendin!
Shefi i administratës të ndërtesës të ish ShQUP-it të bëjë gati salla ku jo vetëm anëtarë kryesie dhe shefa, por ku çdo grup seksioni po të dojë të bëjë mbledhje, koncerte, debate, çfarë t’i dojë kokrra e zemrës!
Nuk është politikë, është administrim ndërtese publike në pronësi të partisë!
Hapini hapësirat për anëtarët e partive! Nesër do të ndani edhe zyrat në Kuvendin e Shqipërisë! Edhe zyrat e anëtarëve të këshillave kur të bëhen zgjedhjet bashkiake! Edhe pronat! Pse çfarë kujtoni? Mos e kujtoni lojë?
O përjashtoji nga partia dhe mos i qas, apo të përjashtojnë ata dhe nuk të qasin, ose po qe se i ke në parti, ndërtesa është e militantëve, nuk është prona ku bëjnë foletë kryetarët dhe ku nuk hyn as miza pa kaluar nja dymijë roje që të shohin në kokërr të syrit.
Mjaft me këto budallallëqe! Le të bëhet beteja politike, por me rregulla dhe qetësisht, jo me rënie me karrige kokës a luftë me rripa pantallonash nëpër WC.
Si mund ta quash atë masë drejtuesish të partisë si grup hajnish, kur dje i quaje demokratë të ndershëm. Kur votojnë pro teje janë demokratë, kur të kundërvihen janë hajni!
Çfarë bëhet kështu? Ja paskëshin qenë dhjetë, njëzet, njëqind hajna! Të gjithë hajna janë?!
Duhej rrethuar si në Kili stadiumi me trupa ushtarake dhe kthyer në burg!
Fërkoj sytë! Mos jam në ëndërr!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025