Më lër ta nis këtë letër duke thënë se i kuptoj shqetësimet e tua.
Në murin tënd në Facebook të shkruajnë me dhjetëra, për të mos thënë qindra miq virtualë, puna e përditshme e të cilëve sot është bërë anatemimi i vaksinës.
Në inbox-in tënd vijnë video nga shkencëtarë dhe aktivistë që denoncojnë me patos “eksperimentet” që janë duke u bërë me vaksinat e “rrezikshme”, “konspiracionin global” që përgatitej prej shekujsh, por i mungonte vetën një koronavirus për t’u shpalosur, etj., etj.
Në ekranin tënd del herë pas here një personazh (shpesh i nderuar si jurist, si ambientalist apo si fallxhor) që flet me zjarr për viruset, vaksinat, ADN-në, antitrupat dhe limfocititet.
Flet me aq kompetencë, sa edhe mjeku më i zotë i fushës përkatëse duket si amator para tij.
Ajo që është më e keqja, në ekranin tënd del herë pas here edhe ndonjë mjek që i bashkohet këtij enturazhi dhe kur këtë mjek e dënojnë shoqatat mjekësore, ngrihet një stuhi akoma më e madhe se establishmenti po hakmerret ndaj guximtarëve dhe kalorësve të së vërtetës.
Të gjithë këta kanë një të përbashkët!
Ata të mbushin mendjen ty të mos vaksinohesh!
Të bindin se trupi yt i stërvitur, i ushqyer shëndetshëm, i përforcuar me disa vitamina “magjike”, mjafton për të të mbrojtur nga virusi!
Sinqerisht, uroj të kenë të drejtë!
Uroj që ti të jesh midis atyre 80 për qind fatlumëve që e kalojnë Covid-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15 për qind më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!
Por!
Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai pesë përqindëshi fatkeq … Atëherë pranë krevatit tënd nuk do të jetë:
… miku i Facebook-ut që të dërgonte videon e përditshme anti-Vax. Ai/ajo ka dëgjuar para disa muajsh se nuk duhet patur kontakt me një person të infektuar. I dhimbet jeta e vet!
… drejtuesi i protestës, ai juristi apo ambientalisti me të cilin dënonit së bashku konspiracionin botëror! Ai vazhdon në rrugën e vetë. Dje protestonte kundër vaksinës, sot ka tjetër hall.
… parashikuesi me pamje profetike që mbin ekraneve dhe parashikon të ardhmen trans-humane apo apokaliptike!
… ai mjeku amerikan, kanadez apo italian që ka vite që ka humbur licencën si sharlatan dhe mundohet të fitojë në Facebook apo YouTube ato që nuk fiton dot më si mjek!
… as ai mjeku ose mjekja shqiptare që fliste në ekran me entuziazëm! Ata nuk janë infeksionistë dhe vazhdojnë të merren me pacientët e tyre!
Jo! Ti je në një dhomë spitali, i rrethuar nga mjekë dhe infermierë që po bëjnë të pamundurën për të të shpëtuar!
Që të japin medikamente, administrojnë injeksione, të lidhin pas aparaturave për të të matur temperaturën, rrahjet e zemrës, oksigjenimin, e kështu me radhë.
Që të kanë vendosur një maskë, e cila të mban akoma në jetë, sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua.
Rreth teje vdesin çdo ditë pesë, gjashtë apo më shumë fatkeq të tjerë dhe ti nuk e di nëse do të kthehesh dot apo jo pranë familjes dhe miqve.
Tani ndoshta e kupton se sikur të ishe vaksinuar, rreziku për të qenë në atë shtrat do të ishte rreth 10 herë më i ulët dhe se do të kishe dhjetë herë më shumë shans të ishe duke pirë një birrë me shokët se sa të luftoje për jetën në spital!
Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet Covid-i, por ajo që mund të parashikojmë është:
Nëse vaksinohesh sot mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.
Mos e humb këtë shans!
Vaksinohu!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit