Vizita e fundit e ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, në Prishtinë, krijoi një farë iluzioni se “paper”-i që fliste për njohjen nga Greqia mund të ishte i vërtetë. Mirëpo, mesazhet elokuente që dha shefi i diplomacisë greke në Prishtinë, nuk lejonin mëdyshje: njohja greke mund të ndodhë në fund të dialogut. Kjo vizitë, megjithatë, e paraprirë nga ajo e kryebashkiakut të Athinës, nipit të kryeministrit aktual Mitsotakis, i cili u snobua në Prishtinë, nuk ishin pa mesazhe që meritojnë vëmendje.
A mund ta njohë Greqia Kosovën, tani, para përmbylljes së dialogut me Serbinë?
Mund të ketë shumë arsye pro dhe shumë arsye kundër, por ka një arsye të parë logjike dhe pragmatike.
Arsyeja e parë: Nga mosnjohja, pra nga ambiguiteti, Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera mosnjohëse, përfiton më shumë, sepse i luten të dy vendet. Serbia i lutet të mos ndryshojë pozicion, ndërsa Kosova ta njohë. Ndërsa luten, të dyja palët bëjnë dhe koncesione, kështu që Greqisë, Spanjës, Sllovakisë, Qipros apo Rumanisë i leverdis më mirë kjo gjendje. Që nga 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e njohur automatikisht nga vendet e tjera të BE-së, u ka ecur më mirë kështu.
Arsyeja e dytë: Nëse sipas “paper”-it, që me gjasë është prodhuar në Serbi, Kosovës i ofrohet njohja nga Greqia në këmbim të firmës në marrëveshjen me Serbinë (pa njohje reciproke), kjo njohje para legalizimit të marrëveshjes nga BE-ja, si ndërmjetëse, nuk do të kishte thuajse asnjë lloj domethënie. BE-ja dhe vetë vendet anëtare e kanë bërë të qartë se, në përfundim të dialogut, do të përshtaten, pra, do ta njohin Kosovën. Një muaj më para, apo më pas, për Kosovën nuk ka domethënie cilësore.
Arsyeja e tretë: Lajmi për njohjen nga Greqia ishte pjesë e një “paper”-i, që me gjasë prodhohet në Beograd. Si i tillë, ai ishte pjesë e një fushate që udhëheqësit serbë po e prodhojnë në vendin e tyre, sipas lajtmotivit të viktimizimit dhe pranimit të kompromiseve: po na bëjnë presion të madh ShBA dhe BE, por ne nuk do dorëzohemi, ose do bëjmë lëshime të vogla.
Mirëpo, thënë këtë, Kosova e qeverisjes Kurti ka mundësi të bëjë hapa drejt Greqisë dhe vendeve të tjera jonjohëse. Pikërisht mbi bazën e precedentit aktual grek: Greqia vendosi të avancojë statusin e zyrës së Kosovës në Athinë, nga zyrë ekonomike në zyrë të interesave kosovare atje, pra, edhe interesave politike etj., dhe me gjasë duke pajisur me imunitet diplomatët e saj, fakt për të cilin nuk u fol në media. E njëjta gjë mund të tentohet me Sllovakinë, me Rumaninë, me Spanjën, por pse jo, të tentohet të iniciohet diçka me Qipron, ku në pushtet është një president i djathtë, me lidhje të afërta me Nea Demokracia-n.
Precedenti aktual grek mbështetet më së shumti në ekonomi, por jo vetëm. Të gjendur të trysnuar nga avancimi turk në Ballkan, madje edhe në Serbi, Greqia i dha një shah të vogël Serbisë me këtë intensifikim të marrëdhënieve me Kosovën. Dendias erdhi vetëm në Prishtinë dhe motivi ishte ekonomik, në dukje: ndërlidhja e Kosovës me TAP-in, apo me një central me gaz të lëngshëm, të financuar nga ShBA-të, duke shfrytëzuar tubacionet ekzistuese të saj. Ndërmarrësit grekë trajtohen në Serbi si të dorës së dytë, për shkak të dominimit turk, marrëdhënieve të shkëlqyera Vuçiq-Erdogan dhe Greqia ka nevojë për tregje të reja në Ballkan. Në një kontekst si ky, Kosova mund të tentojë të luajë me Qipron, duke i kërkuar të vendosë atje një zyrë të interesave ekonomike. Ndihmën për këtë mund t’ia kërkojë saktësisht Greqisë, e cila për ta sfiduar Turqinë edhe mund ta bëjë këtë. Pse jo, mund t’ia kërkojë dhe Izraelit, i cili ka marrëdhënie të mira me Qipron.
Sipas precedentit grek, Kosova mund të tentojë të avancojë statusin e zyrës së vet nga ekonomike në zyrë politike dhe në Sllovaki, ku në krye të saj është një serb i Kosovës, Srgjan Sentiq.
Kosova mund të luajë duke kërkuar çeljen e një zyre të interesave ekonomike dhe me Spanjën e udhëhequr nga e majta, në drejtim të së cilës mund të ndihmojnë ish-kryeministri italian, D’Alema, mik i Kosovës dhe mik i kryeministrit aktual spanjoll, apo dhe ish-numri një i NATO-s në kohën e bombardimeve, Javier Solana. Pa folur që një lobim biznesi mund të ishte efektiv, duke shfrytëzuar dinamikat interesante që krijon futbolli: u humb shansi në ndeshjen e parë në Spanjë, por mund të tentohet sërish mbështetur në atmosferën që do të krijojë ndeshja e kthimit në Prishtinë. Interesante është të kuptohet se pse nuk aktivizohet Veton Surroi afër qeverisë Kurti, i cili gjithmonë ka lënë të nënkuptohet se ka marrëdhënie të mira me Spanjën dhe botën hispanike.
Mirëpo, që Kosova të luajë përkundrejt Greqisë, duhet të shkëputet nga inercia në gjykime që ekziston në diplomacinë kosovare, sipas së cilës Greqia është aleat i palëkundur i Serbisë. Pse vallë kjo gjë nuk ndryshoka, kur Serbia ia ka hapur dyert Turqisë? Pse Kostas Bakojanisi, kryebashkiaku i Athinës, nuk u trajtua me respekt të plotë në Prishtinë?
Së dyti: Kosova e kryeministrit Kurti duhet të tentojë të shkëputet pak nga hija e vëllait të madh Erdogan, duke iu “lutur” atij për pak më shumë autonomi në politikën e jashtme, ndryshe nga qeveritë paraardhëse.
Dhe, së treti: Qeveria Kurti duhet të fokusohet në dialog. Përmbyllja e dialogut zgjidh dilemat e mësipërme dhe prodhon një zinxhir ngjarjesh në politikën e jashtme, të cilat do t’ia kursenin energjitë diplomatike që harxhohen duke u marrë me njohje individuale. Në shtator 2010, kur u diskutua mendimi këshillimor i GjND-së, pro pavarësisë së Kosovës dhe nisi dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, gjithë vendet anëtare të OKB-së jonjohëse, pra, edhe Rusia, Kina, Brazili, India etj., thanë se do të respektonin dialogun. Nëse marrëveshja përfundimtare e dialogut në 2021 apo 2022 do të përmbante një nen i cili s’dihet se pse është tkurrur në Marrëveshjen e Brukselit të 2013, sipas të cilit dy vendet s’do të pengonin anëtarësimin e njeri-tjetrit në organizatat ndërkombëtare (pra dhe në OKB), ky nen do të sillte në mënyrë zinxhirore njohjet individuale.
Ja pse dialogu duhet të jetë prioriteti numër një edhe pse jo me njohje reciproke, sepse njohja reciproke do të nënkuptonte një Pazar apo negociatë shumë më komplekse. Kur në negociatë i kërkon tjetrit shumë, atëherë duhet t’i japësh shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama