Mendimi filozofik është shfaqur si përgjigje karshi rënies së shoqërisë tribale. Dihet se veçoria thelbësore e shoqërive tribale ka të bëjë me besimin e njeriut, pa kushte. Normat, adetet dhe traditat e shoqërisë janë pranuar si të mirëqena nga njerëzit, duke besuar se janë të dërguara nga zotërat. Pra, mendimi filozofik ka lindur si përpjekje për të zëvendësuar humbjen e njeriut në misticizëm, në mite, në rregulla të deleguara nga fuqitë e “hyjnore”.
Mirëpo, jeta e bazuar në besim vazhdon edhe sot. Secila shoqëri vepron brenda një mediumi specifik të besimit ose të një lloj kredoje që përbën një opinion sundues publik. Ky opinion formulon edhe kredot tona nacionale; një grup besimesh apo rregullash që ndikojnë në mënyrën tonë të të jetuarit. Edhe jeta jonë zhvillohet sipas këtyre kredove. Për shembull, të jesh shqiptar apo anglez do të thotë se duhet të jetosh sipas rregullave të veçanta – edhe pse këto rregulla nacionale vështirë se shpjegohen racionalisht. Ne i pranojmë ato, pa kushte, sepse janë të ngulitura në ne qysh në fëmijëri – nga autoritetet më të larta, nga baballarët autoritarë të kombit. Të vësh në dyshim kredon nacionale do të thotë të ballafaqohesh me stigmatizim.
Edhe Sokrati besonte se devotshmëria ose besimi janë atribute të natyrshme të qenieve njerëzore. Çdo shoqëri bën përpjekje të imponojë një lloj besimi te ‘vlerat’ që përpiqet të ndërtojë. Por, ashtu siç thotë filozofi A. Smith, besimi dhe kredot e ndryshme shoqërore, kërcënohen nga të paktën dy faktorë. Njëri faktor është i thjeshtë: ka njerëz që pa asnjë lloj reflektimi refuzojnë t’u nënshtrohen besimeve apo opinionit dominues në shoqëri. Shembull tipik janë anarkistet. Ata e kundërshtojnë secilin rregull. Por, faktori tjetër i refuzimit të kredove publike lidhet me të menduarit filozofik apo intelektual. Kjo nuk do të thotë thjesht mosbesim ose refuzim. Kundërshtimi intelektual buron nga kërkesa e individit për të mos pranuar asgjë që nuk mbështetet në argumente. Ai që e përdor mendimin intelektual kërkon që ajo që thuhet të besohet, duhet të zëvendësohet me dituri. Për një që priret të mendojë në këtë frymë nuk mjafton të mbash një besim për diçka, por duhet të jesh në gjendje të japësh shpjegim racional. Ky lloj mendimi përpiqet të zëvendësojë besimin qytetar me njohuri racionale të mbështetura në fakte empirike. Prandaj, në mënyrë të pashmangshme ky mendim është në kundërshtim me besimin dhe me opinionin publik sundues. Qytetarët e thjeshtë mund të pranojnë kredo apo besime të caktuara publike apo politike, sepse janë të lidhura me regjimin apo me një rend politik. Por, për intelektualin kjo nuk është kurrë e mjaftueshme, sepse ai/ajo kërkon të gjykojë besimet në dritën e të vërtetave – në ato standarde që janë kudo dhe për secilin të pranueshme.
Themeluesi i këtij lloj të menduarit besohet të ketë qenë Sokrati. Madje, gjatë seancës së mbrojtjes së tij ai e tregon një ngjarje interesante me mikun Kerefon. Ky i fundit kishte shkuar tek Orakulli i Delfit për ta pyetur nëse është ndonjë më i mençur se Sokrati dhe ai i ishte përgjigjur me jo. Sokrati e kishte hedhur poshtë deklaratën e Orakullit, nuk i besonte atij, sepse deklaratën e konsideronte besim pa asnjë fakt empirik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025