“Nuk kam lindur i lumtur. Si fëmijë, himni im i preferuar ishte: ‘I lodhur (i këputur) nga toka dhe i ngarkuar me mëkatin tim” – Bertrand Russell.
Në koleksionin e madh të librave të tij, filozofi anglez, Bertrand Russell, ka një libër unik, të titulluar “Pushtimi i lumturisë”. Nuk është libër filozofik, siç mund të pritet. Aty filozofi shqyrton konceptin e (jo) lumturisë – në mënyrë praktike dhe të kuptueshme për çdo mendje të shëndoshë. Gjatë analizës, autori përdor faktorë të ndryshëm që lidhen me (jo) lumturinë, si: monotonia, ankthi, zilia, xhelozia, ndjenja e fajit, mania e të qenit i përndjekur, frika nga opinioni publik etj. Gjithashtu, koncepti analizohet duke e lidhur atë me kategori të ndryshme të njerëzve. Përshkrimi më interesant duket ai i narcisit dhe megalomanit (jo) të lumtur.
Russell thotë se (jo) lumturinë narcisi e ndërlidh me admirimin, një ndjenjë kjo njerëzore, sepse të gjithë atë e duan. Por, dëshira për të qenë i admiruar bëhet e rrezikshme kur shndërrohet në qëllim më vete; kur ekzagjerohet dhe bëhet mjet për të përmbushur veset dhe instinktet e sëmura. Narcisi mund të jetë dikush që edhe pa pasur fare talent, dëshiron të bëhet piktor. Por, pikturën e sheh thjeshtë si mjet për të arritur qëllimet narcise. Rrjedhimisht, edhe pikturat që krijohen nga ky ‘piktor’ kurrë nuk janë interesante. Krejt çfarë arrin është dështimi, zhgënjimi, si dhe tallja në vend të admirimit të pritur.
Ngjashëm ndodh me disa romancierë që shkruajnë romane duke idealizuar veten e tyre. Akoma më tragjik është narcizmi i politikanëve të cilët në thelb nuk shohin gjë tjetër pos interesin vetjak. E, interesi i tyre është të duken të mëdhenj, të admirohen nga të tjerët, të mbesin në histori, të trajtohen si shëlbues. Interesat e votuesve gjithmonë subordinohen me interesat personale.
Ndryshe nga narcisi, megalomanit nuk i mjafton veç admirimi; ai do pushtet, madje kërkon të duket i frikshëm. Megalomanë të çmendur dhe lunatikë historia njeh goxha shumë. Aleksandri i Madh mendohet se ishte i atij soji. Thonë se ëndrra e tij ishte të bëhet perandor i famshëm dhe me shumë pushtet. Edhe kur mendohej se e kishte arritur kulmin e famës dhe kishte akumuluar pushtet absolut, nuk ndjehej i lumtur. Kjo sepse dëshirat e tij të sëmura nuk kishin të sosur. Donte të shndërrohej në zot. E, kur e kuptoi se kjo nuk mund të arrihej, jo lumturia e tij u zmadhua. Dehjet e shpeshta, zemërimet e tërbuara, indiferenca ndaj grave, si dhe pretendimi i tij për hyjninë, sugjerojnë se ai kurrë nuk arriti të bëhej i lumtur.
Megalomanët karakterizohen edhe me ndjenjë të theksuar të inferioritetit, ndaj kanë dëshirë të zjarrtë të fyejnë, të poshtërojnë të tjerët. Thonë se i tillë ishte Napoleoni. Kur u bë me pushtet, dehej nga lumturia kur shihte ish-shokët e tij të shkollës (të familjeve aristokrate) duke u përkulur para tij.
Si përfundim, edhe pse libri është shkruar në vitet ’30 të shekullit të kaluar, është e pashmangshme që gjatë leximit të mos na përftohen personazhe të shumta të jetës publike, në Kosovë e në Shqipëri. Jeta jonë publike është e stërmbushur nga politikanë, profesorë, intelektualë, gazetarë e biznesmenë narcisë e megalomanë, të cilët bëjnë të pamundurën që lumturinë e tyre ta ndërtojnë në kurriz të të tjerëve. Duke i konsideruar të tjerët si lëndë e parë në përmbushjen e veseve dhe dëlirëve personalë, për disa dekada këta njerëz po kalërojnë mbi mendjet dhe emocionet tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025