Si çdo investim tjetër, edhe investimet e mërgatës bazohen në vendimin e kombinimit risk-kthim. Nga këndvështrimi i investitorëve të huaj – të cilët nuk kanë lidhje me Kosovën – risku mund të jetë i mbivlerësuar dhe, si rezultat, mund të kërkojnë kthim më të lart (apo vendosin për të mos investuar).
Mërgata jonë, e cila e njeh më mirë mjedisin në Kosovë, do të jetë më reale në vlerësimin e rrezikut, ndërsa kthimet potenciale mund të jenë më të pranueshme.
Ajo që është e papranueshme për secilin investitor është dështimi apo tejzgjatja e institucioneve për t’i zgjedhur kontestet kur ato lindin. Andaj, pa rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, nuk mund të krijohet baza për zhvillim ekonomik.
Krijimi i ndërmarrjeve publike si shoqëri aksionare, paraqesin bazën fillestare që mund të përdoret për t’ia mundësuar mërgatës investimin. Këto ndërmarrje publike duhet të jenë produktive dhe profitabile për të tërhequr kapital privat, ndërsa duhet të hyjnë në fuqi rregullat e reja të cilat aplikohen në tregje të kapitalit.
Duhet të thjeshtëzohet bartja e pronësisë me anë të letrave me vlerë, që shitësi dhe blerësi i letrave me vlerë të ndihen të sigurt në çdo transaksion. Ligji mbi qeverisjen korporative duhet të adaptohet në mënyrën që të drejtat e investitorëve të jenë të mbrojtura.
Mundësitë dhe proceset e krijuara për t’i thithur investimet e diasporës, duhet të jenë të qarta, ku hyrja dhe dalja nga tregu duhet të jenë të bazuara veç në indikatorë financiarë – siç është çmimi i pranueshëm, e jo tek ato ligjore.
Një treg i letrave me vlerë, ku rregullat e lojës janë të qarta, do t’i mundësonte sektorit privat që të ketë qasje në financimin direkt. Një mundësi e investimeve në letra me vlerë do të krijonte konkurrencë për kursimet, të cilat bankat sot i mbajnë pa i shfrytëzuar. Mbase njerëzit do të joshen për të krijuar portfolio që sjellin kthim shumë më të mirë sesa interesi që mund ta marrin nga kursimet në ndonjë bankë.
Për fund, baza e krijimit të tregut të kapitalit duhet të fillojë nga hapja e ndërmarrjeve publike dhe, për të rritur kapitalin, duke i përshtatur ato për qasje të ndërmarrjeve private. Një ndërmarrje e tillë, nga shteti, do të krijonte besim në sistem dhe do të niste me eliminimin e ndërmarrjeve publike që i kërkojnë si subvencion parat e tatimpagueseve. Ky sistem do të fillonte me thithjen e investimeve të mërgatës, sepse ndërmarrjet publike, në të gjithë sektorët, kanë bazë të mirë për krijim të profitit nëse misioni i tyre shndërrohet në maksimizim të vlerës së aksionarëve. Kjo jep mundësinë që edhe shteti të mbetet aksionar i rëndësishëm, por me fleksibilitet për të alokuar më lehtë kapitalin në sektorët me interes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!