Kamala Harris është lajmi i bukur i botës që po vjen. Festova për të, edhe e bëra me gjithë bindjen time se kohët po ndryshojnë.
Nxora pjatat e shekullit të kaluar, të gjyshes, mbusha një gotë verë dhe thashë me zë të lartë: “Gëzuar Kamala Harris, për ty në Shtëpinë e Bardhë dhe për të gjitha vajzat që ke bërë sot të ëndërrojnë!” Pastaj debatova me kë më rreshtoi arritjet ekonomike të Trumpit.
Dhe, çfarë pastaj, po pse vetëm të hanë duan njerëzit? Ai mbase u dha më shumë bukë amerikanëve, por atyre që ëndërrojnë Amerikën, çfarë u dha? Kjo është diferenca e 20 janarit, ditës së fundit të Trumpit me ditën e parë Biden-Harris.
Ata na bënë të ëndërrojmë përsëri, për Statujën e Lirisë, qoftë ajo dhe iluzion. Por, Kamala Harris nuk është ëndërr, është realizim ëndrre, është shumë më shumë se Michelle Obama që ishte gruaja e …, shumë më shumë se Hillary që ishte kandidate për…
Kamala është fituese e një gare që i dha jetë sa hyri. Kamala është gruaja e lobeve, e mbështetur nga… e sjellë aty për… Ah sa do të dëgjojmë, por fakti është që ajo është zëvendëspresidentja e parë zonjë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo vjen jo si manekinë, po si grua prej mishi e gjaku.
Ndaj, vajza të vogla me ëndrra të mëdha, mos u merrni me ngjyrën e kostumit të saj, mos u merrni me perlat e saj, ato janë një detaj.
Kamala i dha ngjyrë vitit që hap dhjetëvjeçarin dhe si nusja në traditën tonë që fal lulet që dasmat të vazhdojnë, ajo i fali perlat një tjetër vajze, që bota të vazhdojë t’u lejojë njerëzve t’ia dalin, që pavarësisht gjinisë e racës të kenë sukses. Kamala është lajmi më i bukur i 2021-shit.
Ardhja e saj në Shtëpinë e Bardhë përcakton jo vetëm këtë vit, por dhjetëvjeçarin ku po hyjmë. Vajzave që u kujtojnë se janë vajza dhe kaq munden, tani e kanë gati përgjigjen: Po Kamala pse mundi? Mundi sepse nuk u dorëzua kur ia kanë bërë këtë pyetje, ajo mundi sepse ishte gati për këtë ditë.
Gati nuk bëhesh duke pritur, por duke investuar në arsimimin dhe edukimin tënd. Nuk ka justifikim për kë nuk arsimohet dhe mbetet pa u azhornuar në një botë online si kjo sot, kur dhe në divan të jetosh një vit, nuk ka pse të mos kesh mësuar gjuhë të huaja, kodim, apo mos kesh marrë pjesë në debate me kinezë, indianë e anglezë, nga ballkoni yt.
Ndaj bëhu gati dhe mos u tërhiq kur të të thonë se kjo botë nuk të gjen punë se duhen miq e duhet të jesh burrë, apo të kesh burrë. Kur dëgjon këto justifikime kujto që vijnë nga vitet që lamë pas. 2021-shi është viti kur nga Shtëpia e Bardhë iku një modele dhe erdhi një grua model.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City