Teksa e kërkoja një përkufizim për lirinë, më bëri përshtypje definicioni i Fjalorit të Oksfordit që lirinë e përkufizonte si gjendjen në të cilën njeriu nuk i nënshtrohet dominimit të huaj ose një qeverie despotike. Ne, shqiptarët e Kosovës, para gati 22 vjetëve jemi çliruar nga dominimi i huaj (që po ashtu ishte despotik), mirëpo s’po dimë çfarë të bëjmë me lirinë!?
Më tepër se një hapësirë dhe një mundësi reale për të ndërtuar një jetë të denjë, koncepti ynë për lirinë më shumë flet për hapësirën si mundësi për urrejtje patologjike e për zhvatje të së mirës së përbashkët. Kjo vlen sidomos për politikanët. Trishtohet njeriu kur sheh se si këta njerëz vazhdojnë të derdhin helm urrejtjeje tek njerëzit e thjeshtë, për qëllime të kalkuluara mirë, sepse kështu munden ta tërheqin vëmendjen, ta fitojnë e ta mbajnë pushtetin. E, të jesh në pushtet do të thotë të kesh pasuri, nam, famë, prestigj dhe… kontroll! Si Vëllai i Madh! A nuk thoshte Trasimahu – intelektuali cinik që rivalizonte Sokratin – se pushteti dhe dominimi janë gjithçka që i intereson njeriut? Madje filozofi anglez, Tomas Hobbes, thoshte se thelbi i njeriut është vet urrejtja.
Për njerëzit e thjeshtë, për ata që nuk çajnë kokën për parti e për ideologji, kjo frymë e urrejtjes është e frikshme. Por, ajo që shqetëson më shumë është ‘isoja’ që ushunjëzave dhe rriqrave politikë ua mbajnë një numër jo i vogël i “intelektualëve” hermaforditë që pa pikë turpi rreshtohen pro një klase politike, duke mohuar patronin e vjetër, për të bërë sërish punën e ‘argatit të dreqit’ – për ca lekë më shumë!
Është marrëzi e çmenduri të besosh në mirësinë e personit që merret me politikë (edhe pse ka përjashtime). Por, është më marrëzi të mendosh se një politikan bën punë të mira sepse është i/e mirë. Popujt politikisht të emancipuar, në vend të besimit në mirësinë e politikanit, ndërtojnë mekanizma përmes të cilëve vendosin kontrolle institucionale mbi ta. Kjo sepse e dinë se këta njerëz nuk janë kurrë sa duhet të mirë ose sa duhet të mençur. Filozofi i politikës, Karl Popper, theksonte se në aspektin moral dhe intelektual, politikanët shumë rrallë kanë qenë mbi mesataren e më shpesh poshtë saj.
Historia na mëson se një prej problemeve më të mëdha të njerëzimit është zakoni i besimit dogmatik se një doktrinë politike e sjell mirësinë. E tillë ka qenë doktrina e komunizmit që në thelb është bazuar në urrejtje. Një filozofi politike ndryshe, që pretendon të sjellë më shumë mirësi në popull, frymëzohet nga ndjenja e mirë. Nuk dua të shoh se përfaqësuesit që veten e quajnë ‘garniturë e re politike’, frymëzohen më shumë nga urrejtja sesa nga ndjenja e mirë. Nuk dua që ‘garnitura e re’, ngjashëm si komunistët dikur, së pari ta duan lumturinë e ‘myhibëve’ e pastaj të të tjerëve që u binden. Dhe, është pikërisht ky element negativ – politika me urrejtje e përjashtim të tjetrit – që më bën skeptik se ndryshimi i mirë do të ndodhë.
Dua ta mbyllë shkrimin me një mendim të laureatit të çmimit Nobel, filozofit anglez Bertrand Russell. Kur e kanë pyetur se çfarë ka mësuar gjatë jetës, është përgjigjur kështu (po e perifrazoj): ‘Janë ca gjëra që nuk mendoj t’i mësoj ndonjëherë dhe vërtetë shpresoj se nuk do t’i mësoj kurrë. Nuk dua të mësoj t’i ndryshoj shpresat e mia për botën. Jam i përgatitur t’i ndryshoj bindjet e mia për gjendjen e botës, për atë që ndodh, por jo për atë që shpresoj’.
Edhe shqiptarët e Kosovës duhet të vazhdojnë të shpresojnë se ndoshta një ditë vendi i tyre, për të cilin kanë derdhur shumë gjak, do të udhëhiqet nga një garniturë politike që do të dijë që shtetin e vet ta bëjë pjesë të botës së civilizuar perëndimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe