Dua ta theksoj që në fillim se ky shkrim nuk pretendon t’i bëjë analizë gjendjes në sportin e Kosovës. Sepse, nuk jam profesionist i kësaj fushe. Megjithatë, si sportdashës dhe si aktivist i dikurshëm sportiv, do mundohem të vë në spikamë disa pikëpamje të mia lidhur me këtë gjendje.
Pashë mbrëmë dy ndeshje basketbolli, të dy klubeve me emër. Ashtu siç u shfaqën mbrëmë këto klube, ashtu shpërfaqin gjendjen e mjerë të basketbollit, por jo vetëm të tij.
Edhe sporti, si shumë fusha tjera të jetës sonë, është yrnek besnik i politikës. S’ka si të jetë ndryshe, meqë sporti është përdorur dhe vazhdon të përdoret për interesa të ngushta politike. Jo rrallëherë, krerë të federatave të ndryshme kanë qenë ose shërbyes të politikës, ose njerëz që sportin e kanë përdorur si trampolinë për t’u futur në politikë. Natyrisht, këtu ka përjashtime, siç ka qenë rasti me Fadil Vokrrin ose me federatën e mundjes.
Gjendja në basketbollin e Kosovës dhe në sportin në përgjithësi, pasqyron politikën jo të mirë që është ndjekur nga institucionet e shtetit, por edhe nga vet sportdashësit. Nga sporti është kërkuar nam, prestigj i rrejshëm, dëshirë për t’u dukur. Nuk është investuar në projekte afatgjata zhvillimore që prodhojnë rezultate po ashtu afatgjata. Edhe ai pak investim që është bërë, është bërë në infrastrukturën fizike, sepse kjo u ka konvenuar politikanëve – për ta vjelë paranë, natyrisht përmes korrupsionit. Edhe në sport ka ndodhur ngjashëm si në arsim. Janë ndërtuar shkolla, ndonëse shumë prej tyre sot nuk kanë nxënës. Po i shohim gërmadhat e stadiumeve në Pejë, në Prizren, apo në Gjilan, që nuk kanë kurrë afat përfundimi.
Dikur shpresohej se me aprovimin e ligjit për sponsorizim, gjërat do ta merrnin të mbarën. Mirëpo, kjo jo që nuk po ndodhë, por gjendja po keqësohet edhe më shumë. Sigurisht, unë nuk jam këtu t’i mbajë ders komunitetit sportiv se çfarë duhet bërë. Megjithatë, po marrë guximin të jap dy-tri ide të cilat do mund të plotësoheshin dhe elaboroheshin më thellë.
– E para, sporti kosovar, federatat në radhë të parë, do të duhej të pastrohen nga politika. Këto institucione sportive duhet të menaxhohen nga njerëz profesionistë dhe me integritet moral, e jo nga njerëz me precedente politike apo edhe me keq – me verdikte kriminale gjyqësore.
– Së dyti, politika zhvillimore e sportit duhet të orientohet ndryshe. Jo të ndërtojmë stadiume dhe salla sportive grandioze, pa asnjë efekt në zhvillimin e gjeneratave të reja. Institucionet e shtetit duhet të kërkojnë nga federatat që paraja publike të shpenzohet në zhvillimin human, në themelimin e shkollave sportive, si dhe infrastrukturës së domosdoshme ndihmëse. Dua ta ritheksoj: pa ndërtimin e infrastrukturës së butë (shkollave sportive) dhe infrastrukturës përcjellëse, nuk ka zhvillim. Çfarë vlere ka, ta zëmë, salla sportive në Rahovec ku 90 për qind të basketbollistëve nuk janë rahovecas! Është marrëzi (natyrisht jo për të korruptuarit) të ngriten pishina olimpike me standarde të dyshimta, kur ta zëmë basketbollistët mërdhijnë nga të ftohtin gjatë stërvitjeve sportive.
– Së treti, institucionet e shtetit do duhej të përcaktojnë sportet me prioritet nacional, si futbolli, basketbolli apo mundja ta zëmë. Edhe shpenzimi i parasë publike do të duhej të përqendrohej në këto sporte. Institucionet e shtetit duhet të kërkojnë përgjegjësi nga bartësit e federatave sportive. Duhet përcaktuar qëllimet/objektivat sportive. Nëse ky proces nuk organizohet bazuar në tre faktorë – planifikim, organizim dhe kontroll (transparencë publike) profesional – vështirë të pritet zhvillim.
Nuk mund të zhvillohet sporti pa sportdashës. Komuniteti i sportit duhet ta kuptojë këtë. Ata duhet të jenë shumë më aktivë, sepse aktivizimi i tyre ka vlerë të madhe në përmirësimin e gjendjes. Duhet bërë përpjekje për të lënë anash inatet, ambiciet meskine dhe qëllimet e pandershme materiale. Për të mirën e sportit, ata duhet të bëhen bashkë. Sa më herët, aq më mirë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025