LAJMI I FUNDIT:

Aplikacion i ri për djelmoshat tullacë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një të dashure

Aplikacion i ri për djelmoshat tullacë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një të dashure

Bald Dating është vendi i ri për gjetjen e partnerit online

Ka vetëm një qëllim, dhe ai është që t’ua bëjë më të lehtë beqarëve tullacë që të gjejnë partnere pa u fokusuar në folikula.


Dashuria është e verbër pavarësisht dendësisë së flokëve, falë një aplikacioni për beqarët tullac, shkruan FOXNews.

Bald Dating është krijuar për të treguar që nuk është me rëndësi a jeni tullacë apo jo, transmeton Telegrafi.

Shumicës nuk i pengon që jeni tullac, por ka edhe të tjerë të cilëve mu tullacët u pëlqejnë – shkruan në përshkrimin e kësaj faqeje.

Ata të cilët dëshirojnë t’i bashkohen aplikacionit do të duhej të jenë tullacë apo të hapur për njohur dikë që është i tillë.

Si edhe aplikacionet e tjera për takime, edhe Bald Dating përmban opsionin “më pëlqen” i cili përdoruesve u mundëson lidhje dhe këmbim të porosive.

Bald Dating e ka krijuar britaniku David Minns (47). Ai është tullac dhe pretendon se gjen vend për takimin me partneren e tij.

Aplikacioni është në dispozicion për të gjithë dhe aktualisht është falas për t’u përdorur, megjithëse Minns thotë se do të fillojë të caktojë tarifa pas disa muajsh. /Telegrafi/