Quid pro quo… Kjo frazë latine mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, varësisht se në çfarë konteksti përdoret. Në latinisht, në një përkthim fjalë për fjalë do të thotë ‘diçka për diçka’. Pra, diçka që i jepet një personi në këmbim të asaj që ai apo ajo ka bërë. Kur në realitetin shqiptar ndodh diçka që e ka në thelb këtë atribut – siç është rasti i fundit i emërimit për konsull të djalit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës – krijohet një zhurmë e furishme (por që shpejt harrohet) në media e në rrjete sociale. Në rastet e tilla, zhurmaxhinjtë më të mëdhenj janë politikanët, këshilltarët politikë, por edhe “akademikët” e “intelektualët” në shërbim të pushtetit. Sepse, duan ta kapitalizojnë këtë ngjarje në dobi të një subjekti politik.
Por, rasti i këtij “konsulli” nuk është emërimi më i keqi, më skandalozi e më i dëmshmi që ka ndodhur në Kosovë. Vendime më të rënda ndodhin çdo ditë. Mjafton të përmenden emërimet si… p.sh. ato të kryetarëve të Akademisë së Shkencave, si institucioni më i madh moral e intelektual i një shoqërie, pastaj emërimet e rektorëve, të dekanëve, të bordeve drejtuese të institucioneve arsimore… Sigurisht, edhe vendimet në fushën e diplomacisë apo të ekonomisë kanë ndikim në ndërtimin e një shoqërie prosperuese dhe demokratike. Por, përparimi është larg kur veprohet sipas logjikës ‘diçka për diçka’?
Ndaj, në këtë aspekt më duken qesharake reagimet e liderëve të të gjitha partive politike. O tempora, o mores, do thoshin… latinët. Sepse, kultura e klientelizmit në Kosovë nuk është ex nihilo; nuk ka zbritur nga qielli.
Jo rrallë ndodhë që kur kërkojmë ndonjë ilaç në një farmaci, na ofrojnë diçka tjetër; apo në vend të quid-it marrim një quo. Kur ndodh kështu, problemet mund të jenë të rënda, sepse ilaçi mund ta bëjë të kundërtën e shërimit. E njëjta vlen edhe për popullin.
Por… interesante është se historia na mëson se rezultati i të bërit politikë sipas rezonit ‘quid pro quo’, është i dëmshëm edhe për vet mbështetësit e kësaj mënyre të veprimit. Dëshmi për këtë është edhe presidenti në ikje i ShBA-së. I keni parasysh favorizimet e familjarëve të tij që iu kthyen si bumerang? Në anglisht është një fjalë që thotë: “What goes around comes around”, e që në një përshtatje në shqip do të ishte si “atë çfarë mbjell do ta korrësh”.
Jemi dëshmitarë të faktit se ata që e kanë mbjellë këtë politikë tash e 20 vjet, janë duke i korrur rezultatet e punës së tyre. Nuk jam shumë fetar, por besoj në thënien se dënimi i Zotit mund të vonojë, por një ditë do të vijë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025