Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjekësisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po mendoja:
Sa shumë i kam dhënë në të vërtetë këtij vendi, mbi të gjitha idealet – duke u kthyer disa herë në këtë kaos total e dashur të ndërtojë jetën time këtu; në përpjekje për ta bërë Shqipërinë e vogël, por me njerëz zemërgjerë, sado të vuajtur, një vend më të mirë, më të jetueshëm (ku minimale të jetë pse jo siguria për jetën).
Sa shumë i kam dhënë vendit tim, sado e re; përkushtim të thellë ndaj angazhimeve profesionale, akademike, mediatike e shoqërore, punëve të bëra me vullnet të marrë, me shumë e shumë energji e ëndrra, madje gati gati me naivitet duke u besuar njerëzve aq pranë meje. Sikur një pjesë e mirë të shihnin si me sytë e mi e të ndienin si me zemrën time.
Ej, askush nuk është i përjetshëm, jeta është sa shpirti yt do të jetojë e sa zemra ia del të punojë. Ej, o të “plotfuqishëm”, edhe përbindëshat vdesin një ditë.
Po mendoja… në fakt, kurrë s’më ka dhënë një gjë ky vend, të vlerë asgjë, asgjë. Unë paguaj rreth 380 mijë lekë të vjetra taksa çdo muaj – e bëj dy apo tre punë – një rrogë e plotë për dikë tjetër, dhe as shërbimet mjekësore shtetërore bazë nuk marrë. Unë, dhe jo vetëm unë në familje, njerëz shumë të dashur për mua, u përballëm e vazhdojmë të përballemi me pasigurinë për jetën çdo ditë (se çarterin për këdo vend të Evropës s’do e përballoja dot kurrë gjithsesi) duke u përplasur dyerve të kripura të privatit, miqve të mi, profesionistëve miq tashmë të palodhur të Neurologjisë, mjekes heroinë të familjes Diana Hysi dhe farmacisteve si Ksantjana Lazeri që bëjnë gjithçka, nën një rrezik të jashtëzakonshëm, për këdo që u beson atyre, me lot në sy çdo ditë, edhe deri jetën e tyre.
Përhapja në masë e koronavirusit ndodh, pa dyshim, edhe sepse njerëzit siptomatik (jo pushtetarët) janë lënë në mëshirë të fatit duke u vetëkuruar lart e poshtë, duke vepruar në gjendje të lirë, sado të infektuar, në luftën e tyre, mbi të gjitha, për mbijetesë.
Kurrë në jetë s’jam ndierë kaq e frikësuar, totalisht e pasigurt, por dhe e fortë njëkohësisht. Me pasoja psikologjike të pashmangshme, por me shumë durim, dëshirë për diell, oksigjen, humanizëm e dashuri, mbi të gjitha dashuri për jetën.
Unë jam e bindur, më shumë se kurrë më parë, se shqiptarët asnjëherë s’kanë ndierë se i përkasin një realiteti e shteti më të dështuar e hileqar se ky i yni sot. Mjerim!
Lutem të kaloni me sa më pak vështirësi, miqtë e mi, këtë epokë të këtij virusi vërtetë të pabesë, ndër periudhat më të vështira të ekzistencës sonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë