Paratë e gatshme (apo remitencat), janë dërguar përherë në Kosovë nga mërgimtarët tanë – sidomos para dhe gjatë luftës së fundit. Ky trend vazhdon edhe sot. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, gjer në tetor 2020, mërgimtarët kanë dërguar rreth 800 milionë euro – ose 22 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Kjo do te thotë se kjo shumë është sa 34 për qind e buxhetit për vitin 2020 apo rreth 11.5 për qind e GDP-së për vitin 2019. Prej këtyre remitencave, nga Gjermania dërgohen rreth 40 për qind, nga Zvicra 22 për qind, e kështu me radhë.
Shumica e kosovarëve janë mirënjohës për ndihmën e kurbetçinjve. Por, nuk mendoj që veprimet e tilla janë krejtësisht të mençura, së paku jo në logjikën afatgjate. Mirë bëjnë ata që i mbajnë gjallë pleqtë që i kanë lënë prapa, në Kosovë. Por, nuk bëjnë mirë kur u dërgojnë para të gatshme të rinjve, njerëzve të aftë për punë. Duke menduar se po u ndihmojnë familjarëve, pa dashje po e kultivojnë një kulturë jo të mirë tek gjeneratat e reja – atë të të qënit parazit, për të mbijetuar pa punë e pa djersë. Pra, edhe pa nder. Kurbetçinjtë tanë, kështu, pa dashje u kanë bërë shërbim edhe politikanëve, meqë po ua sigurojnë përherë paqen sociale në vend. Sepse, ndihmë funksionale do ishte nëse njerëzve të tyre ata do t’ju ndihmonin me projekte konkrete biznesore apo, pse jo, që të vinë e të investojnë këtu.
Ndonëse ekonomia kosovare ka nevojë për investime të huaja, nuk besoj që ky duhet të jetë prioritet i shtetit. Një qeveri e mençur do bënte gjithçka që t’i tërhiqte afaristët shqiptarë të shpërndarë anembanë botë, që të vinë ata e të investojnë këtu. Më shumë sesa punësimi e rritja e konkurrencës në treg, afaristët vendorë kanë nevojë për modele të mira se si duhet dhe si mund të bëhet një biznes.
Pra, Kosova (dhe Shqipëria) kanë nevojë për kurbetçinjtë, por jo që të na kultivojnë parazitizmin. Ne kemi nevojë që parat e tyre të hyjnë në afarizëm, qoftë edhe në firma të vogla. Ja p. sh. një matematikë e thjeshtë. Nëse shumën prej 800 milionë euro remitenca në Kosovë e marrim si të mirëqenë, atëherë vetëm nga Gjermania dërgohen rreth 300 milionë euro. Nëse vetëm 10 për qind e këtyre parave do të investoheshin në firma të vogla (mikrofirma me 1-5 punëtorë), atëherë kjo shumë do ishte rreth 30 milionë. Evidenca empirike thotë se kostoja fillestare e investimit në një firmë të vogël që punëson 1-5 punëtorë, është mesatarisht 5 000 euro. Rrjedhimisht, po të investoheshin 30 milionë, atëherë Kosova do të kishte rreth 6 400 firma më shumë. Nëse secila firmë do punësonte mesatarisht tre punëtorë, numri i të punësuarve do rritej, në secilin vit, me rreth 20 mijë. Kalkulim teorik ky dhe i thjeshtë, por kështu funksionon.
Për fund: ridestinimi i remitencave është jetik për të ardhmen e shtetit tonë. Por, kjo kërkon qasje institucionale. E, fatkeqësisht, asnjëra qeveri deri sot nuk ka pasur as vizion, e qe besa as qëllim për këtë. Krejt çfarë bëjnë është propagandë e pasinqertë sa herë që vijnë mërgimtarët, kinse shteti amë po i pret ata me dashuri. Në anglisht për këtë thuhet: ‘Pure Windbaggery’. Apo, në ‘shqip’: Llagallaga…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe