Mendoj se reagimi i qeverive ndaj Covid-19-shit dhe sidomos pranimi lehtësisht i kufizimeve të imponuara prej tyre nga njerëzit, i ka hapur rrugë nënshtrimit pa rezistencë ndaj pushtetit, sapo ky i fundit artikulon se është për të mirën e përgjithshme. Nëse kjo vijon më tej, atëherë “Rendi i Ri Botëror” nuk do jetë demokratik, por totalitar.
Athua mjaftoi një virus kinez për të rrëzuar demokracinë?!
A zëvendësoi virusi revolucionin?! A është kjo lufta finale, vendimtare mbi dhe?!
Përveçse kur dominohesh nga një mendësi totalitare, mendoj se është e gabuar të besosh që e vetmja formë efektive veprimi është të bësh diçka nga frika e ndëshkimit, ose i detyruar me forcë nga qeveria. Të vepruarit nga frika dhe të detyruar me forcë kurrë nuk japin rezultate të qëndrueshme, pavarësisht sesa “bindshëm” e përkufizon kërcënimin kundër të cilit mobilizon dhunën qeveria. Kjo mënyrë të vepruari pranohet kollaj nga njerëzit që kanë vështirësi të kuptojnë lirinë dhe rekrutohen me “gatishmëri të lartë” në ushtrinë apo frontin popullor të violencës konformiste mbi të tjerët, me argumentin e njohur marksist-leninist të të vepruarit “për të mirën e përgjithshme”; argument i cili eliminon nevojën për të dhënë prova dhe shpjegime, dhe zhduk përgjegjësinë konkrete individuale në favor të përgjegjësisë teorike kolektive.
Më shumë sesa të bindte njerëzit për një nivel më të lartë higjiene, qeveria arriti t’i bindte ata se njeriu tjetër ishte armiku i jetës së tyre, jo virusi dhe as mungesa personale e higjenës psh. Kjo, jo vetëm i dha mundësi qeverive të mos pranonin se izolimi është i gabuar, nuk të mbron nga virusi, por përkundrazi vijon edhe sot t’i lejoje atyre të vendosin kufizime të jetës dhe ekonomisë. Qeveritë nuk do ta pranojnë kurrë me vullnet të lirë se gabuan. Por, jo vetëm që jeta dhe ekonomia jonë nuk janë pronë e qeverisë, jo vetëm që jeta është përgjegjësi individuale, por parimi i qeverisjes demokratike ka qenë dhe duhet të mbetet që kur qeverisë i mungojnë provat për kërcënimin, atëhere ajo nuk mund dhe nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim.
A mund, a duhet të jetë provë shkencore mbi të cilën qeveria ime kufizon jetën time, lirinë time, biznesin tim këtu në Shqipëri pamja filmike se çfarë ndodh në Kinë, apo qoftë edhe në Bergamo? Apo shih rrushi rrushin dhe piqu kungulli ne tjegulla?!
Testo, izolo, gjurmo! Të tjerat, përfshirë edhe maskat në rrugë, janë pallavra për të mbuluar rrugën e shkurtër të qeverisë tek totalitarizmi dhe kontrolli i jetës, ekonomisë dhe mendjes së njerëzve. Këto nuk janë çështje shëndeti, por pushteti. Totalitar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak