Ceca Razhnjatoviq është një këngëtare, shougirl, simbol nacionalizmi, simbol politik, simbol e model suksesi në Serbi. Përpara se të bëhej gjithçka më sipër, Ceca ishte një simbol seksi, si shume serbe të tjera, por me ndryshimin që në vitin 1993 takoi Zhelko Razhnjatoviqin, një kriminel serb të njohur me pseudonimin Arkan – vrasës me pagesë, trafikant droge, grabitës bankash, pastaj “biznesmen” që kishte qenë “vizitor” i gjysmës së burgjeve të Evropës, ndërsa gjysma tjetër ende e kërkonte.
Ky ishte edhe takimi “punëmbaruar” i Cecës, bukuroshes seksi si shumë të tjera në Serbi, por që bëri diferencën mes rrugës së suksesit dhe venitjes deri në harresë si gjithë të tjerat…
Arkani për Cecën la gruan me dy fëmijë dhe dasma e tyre ishte eventi më i ndjekur mediatik, i injektuar në një Serbi të lodhur, të gjunjëzuar nën peshën e marrëzisë së madhështisë së një pushteti pervers, nën thundrën e një sundimi kriminelësh ordinerë me pushtet politik të pakufizuar e të pakufizueshëm ende sot…
Teksa Serbia ishte gozhduar para televizorëve duke ndjekur dasmën “punëmbaruar” të Cecës, “çunat problematikë” të “punëmbaruarit” Arkan masakronin me gjak të ftohtë burrat dhe djemtë e Srebrenicës teksa përdhunonin gratë dhe vajzat. Ishte viti 1995!
Ceca nuk iu nda “punëmbaruarit” Arkan, i cili vazhdonte trafikun e drogës dhe të armëve, njëkohësisht me masakrimin e Kosovës, përsëriste “Srebrenicën” në Prekaz, Raçak, Krushën e Madhe e të Vogël, e Rahovec, pa më të voglën brerje ndërgjegjeje, mëshire njerëzore, veçanërisht pasi u bë vetë nënë.
Siç përfundojnë rëndom të ngjashmit e tij, “punëmbaruari” Arkan përfundoi i zhytur në një pellg nga gjaku i tij, shkaktuar nga dora e ca “punëmbaruarve” të tjerë, në derën e një klubi striptizi në mes të Beogradit.
Ceca e qau me ligje, të tipit “ai ishte një engjëll”, “simboli i mirësisë”, “vdiq gjysma ime më e mirë”, “do ta dua gjithë jetën”, “pas tij s’ka më tjetër”… me një fjalë siç të gjitha “punëmbaruarat” qajnë “punëmbaruarin” përkatës…
Në çdo shoqëri perëndimore (d.m.th. në çdo shoqëri njerëzish) nga ato ku aspirojmë të bëhemi pjesë edhe ne, Ceca do ishte zhdukur nga çdo media, aktivitet publik, artistik, humanitar e jo më politik….
Në rastin më të mirë do i ishte dhënë benefiti i harresës, i mos përmendjes së dashnorit kriminel, burrit trafikant, babait të fëmijëve vrasës e përdhunues gjakftohtë…
Por, jo, në një “shtet qelbësirë” si Serbia e Milosheviqit e Vuçiqit, që nderon e glorifikon ende sot vrasësit gjakftohtë e masivë të grave, fëmijëve e pleqve nga Dubrovniku në Mal të Sharrit, Ceca është simbol jo më thjesht seksi, por model suksesi financiar e politik, më shumë se artistik…
Ceca atje është heroinë, ikonë, varianti femër i krimit politik të Milosheviqt, Karaxhiqit, Mladiqit… po aq sa i krimit të organizuar, ordiner të… Arkanit…
Ceca vazhdon të jetë modeli i suksesit, megjithëse, përveç “trashëgimisë” së të shoqit, është kapur vetë, personalisht, disa herë në flagrancë në krim të organizuar me armë e drogë mu në mes të Beogradit.
Pa mbështetjen publike a jo publike të Cecës, “milosheviqët” e rinj të Serbisë as nuk mund ta ëndërrojnë pushtetin dhe zyrat, nga ku ende përziejnë çorbën në Prishtinë e Tiranë.
Në 25 prill të 2021, kjo shoqëri që shokët e Vuçiqit “Cecën” po ia ofrojnë, promovojnë, heroinizojnë, ikonizojnë si model të vetëm suksesi artistiko-financiaro-politik, nuk e ka luksin të votojë e të zgjedhë politikisht, ideologjikisht a tradicionalisht.
Kjo shoqëri 25 prillin e ka zgjedhje mes “Cecës” dhe moralit, në kuptimin shumë privat, shumë familjar, shumë tradicional, pikërisht asaj që na ka bërë krenarisht të ndryshëm nga secili prej fqinjëve, sidomos serbëve…
Ky spektakël ndyrësisht joshqiptar e anti-evropian, duket se do jetë “fushata” e shokëve të Vuçiqit në Tiranë.
Ne duhet të vendosim nëse do zgjedhim traditën e trashëguar nga gjyshërit që na bën natyrshëm pjesë të perëndimit e njerëzillëkut, ose një perversitet të huaj, armiqësor, antimoral, antitraditë “punëmbaruarish” e “punëmbaruarash” brenda një nate, që jo vetëm s’na përket, por na denatyron… bash në gen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova