Ministrja e Arsimit ia hapi edhe njëherë kapakun historisë së Turit të “famshëm” të provimit të maturës së këtij viti. Ajo, në një replikë me Monika Kryemadhin, shkruajti se përgjigjen e saktë të Turit e kanë gjetur 12 mijë maturantë, që do të thotë se pyetja ishte e drejtë dhe se maturantët ishin të përgatitur.
Zonjë!
Le ta themi troç. Pyetja e Turit ishte idiotësi. Sepse, specialistët e asaj Ministrie, prej kohësh, lodhen shumë të bëjnë pyetje me Turëra në të gjitha lëndët. Pyetje që nuk kanë për qëllim të kontrollojnë njohuritë e nxënësve, por synojnë të shpikin kleçka që t’i kapin “mat” ata.
Megjithatë, Turi është e keqja më e vogël e atij institucioni. Më e madhja është se asnjë qeveri nuk e ka konsideruar prioritet këtë fushë. Arsimi është parë si një aneks, dhe këtë e tregon edhe fakti që ai institucion ju besua edhe juve, pa njohuri dhe pa eksperiencë në këtë fushë.
Të jemi pak të qartë; shkollë nuk është ndërtesa, zonja ministre. Dhe, një shkollë e mirë nuk është një godinë e mirë, me çati të re dhe me mure ngjyra-ngjyra. Shkollë është ajo që bëhet brenda kësaj ndërtese. Unë, për shembull, shkollën tetëvjeçare e kam bërë në një ndërtesë, ku në dimër vinim kovën në mes të klasës të mblidhnim shiun që pikonte nga tavani. Ngroheshim me një sobë dhe drutë i mblidhnim vetë. Por, ama në këtë klasë bëhej mësim.
Sot, ndërtesat e shkollave janë vërtetë shumë të mira, por ajo që bëhet brenda sikur nuk lë shumë vend për të qenë krenar.
Me shkollën këtu janë tallur zonjë, që ta dini. Mësuesit janë përdorur si turmë për të mbushur mitingjet partia në pushtet.
Pastaj, kur ndërronin qeveritë, fillonte heqja nga puna, duke nisur nga drejtori deri tek roja i shkollës dhe mësuesit e shkretë vraponin të ndërronin parti.
Pa folur për Turin e maturës, metodologjia e të cilit ndërronte sa herë ndërrohen qeveritë.
Sepse, çdo qeveri ka Turin e vet!
E keni vënë re që ne shpesh qeshim me formimin e brezit të ri? Por, ata janë viktimat zonjë dhe ne jemi autorët, sepse nuk ndërtuam një shkollë më të mirë për ta.
Ne nuk i mësuam që rruga drejt suksesit kalon nga puna, por ata vetë mësuan se kjo rrugë kalon nga forumi rinor i partisë.
Ne nuk i mësuam që modeli i tyre duhet të jetë ai që mëson e punon, por ata vetë mësuan se modeli është djali i zyrtarit të lartë që fshin djersët me euro në lokal.
Shkollat duhet të jenë vatra të dijes dhe edukimit, qytetar dhe patriotik, por askush nuk ka dashur deri tani t’i bëjë të tilla. Çdo qeveri, prioritet ka patur rrugët apo sheshet e qyteteve (shkul pllaka e shtro pllaka), sepse aty ka tenderë, e dihet çfarë sjellin tenderët.
Rrugët duhen, por ne kemi harruar se e ardhmja e kombit nuk ecën mbi asfalt, por mbi dije.
Ju nuk keni asnjë mëkat për këtë gjendje, ju thjeshtë bëtë atë që kishin bërë të gjithë, shtuat një tullë në një mur të shtrembër. Fati juaj i keq është se do të mbaheni mend si ministrja e “Turit”, ndaj mirë është ta harroni këtë histori, meqë do të largoheni edhe nga Shqipëria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles