Me librin e tij ‘Politika’, Aristoteli ishte ndër filozofët e parë që e ka shqyrtuar dallimin midis asaj që ai e quante “qenie e mirë njerëzore” dhe “qytetar i mire”.
Sipas tij, virtyti kryesor i një qytetari të mirë është patriotizmi, përkushtimi dhe gatishmëria e dikujt për të mbështetur dhe mbrojtur ligjet e vendit të vet. Por, patrioti apo qytetari i mirë. mund të jetë gjithmonë në kundërshtim me patriotin apo qytetarin e mirë të një vendi tjetër. Sipas këtij shpjegimi aristotelian, për shembull, një patriot apo qytetar i mirë i Serbisë së sotme mund të jetë në kundërshtim të plotë me virtytin e një qytetari të mirë së Kosovës së sotme. Kjo ndodhë sepse ajo që quhet e mirë dhe me vlerë për dikë në Kosovë, mund të jetë armiqësore për dikë në Serbi dhe anasjelltas.
Por, “qytetari i mirë”, sipas shpjegimit aristotelian, nuk është njësoj si “qenia e mirë njerëzore”. Përderisa “qytetari i mirë” gjithmonë ka tendencë të kontekstualizojë apo relativizojë të mirën me shoqërinë së cilës i takon, kjo nuk ndodhë më “qenien e mirë njerëzore”. Qenia e mirë njerëzore e mbështet dhe e do atë që është e mirë, jo thjesht sepse është e tij, por sepse është e mirë kudo.
Ajo që mund të kuptohet nga shpjegimet e Aristotelit, është se një “qenie e mirë njerëzore” ka tendencë që idetë e veta t’ia nënshtrojë principeve humane, d.m.th. ka tendencë të intelektualizojë idetë e veta. Si rezultat i kësaj, ashtu siç thotë Sokrati, një qenie e mirë njerëzore është një njeri i ditur, me aftësi intelektuale, që i angazhon idetë e veta në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. E, gjatë angazhimit të tij, intelektuali merr për bazë vetëm faktet dhe cila është e vërteta që bartin ato. Kjo kategori e njerëzve nuk devijohet nga ajo që të tjerët dëshirojnë të besojnë, ose nga ato që mendohet se do të kishte përfitime shoqërore nëse do të besohej.
Shoqëritë me probleme e bëjnë të vështirë që një “qytetar i mirë”, në të njëjtën kohë të jetë edhe qenie e mirë njerëzore. Intelektuali i ndershëm dhe i angazhuar, siç do të thoshte Sokrati, kurrë nuk mund të jetë i pëlqyeshëm nga regjimet politike. Ky soj i njerëzve nuk mund të jetë kurrë besnik ndaj askujt ose asnjë ideologjie, përveç asaj që konsiderohet e mirë dhe me vlerë për të gjithë.
“Ajo që është” dhe “ajo që duhet të jetë”, si dhe tensioni në mes tyre, është hapësira ku një intelektual i angazhuar e bën jetën e vetë. Në një shoqëri ideale dhe pa probleme, nëse do të ketë të tillë, një qenie e mirë njerëzore do të konsiderohet e panevojshme ose e tepërt. Intelektuali i angazhuar e bën “luftën” e tij në zonën e quajtur “zona e papërcaktuar”, midis “është” dhe “duhet”, midis reales dhe idealit.
Kjo është arsyeja se përse angazhimi intelektual është gjithmonë dhe domosdoshmërisht një ndërmarrje potencialisht e vështirë dhe shqetësuese. Ata që pranojnë të fillojnë ndërmarrjen e angazhimit intelektual, në kërkim të një shoqërie më të mirë, nuk mund të kthehen më në njerëz të njëjtë sikur që ishin para kësaj ndërmarrjeje. Por, ka një kompensim, së paku moral, nga kjo ndërmarrje. Grekët e vjetër, ose më saktë Sokrati, ka patur një moto të bukur: vetëm një jetë e ekzaminuar dhe e shqyrtuar ka kuptim. Çdo jetë tjetër është e pa vlerë, është vetëm një farsë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025