LAJMI I FUNDIT:

Ndaj, s’bëhet Shqipëria!?

Ndaj, s’bëhet Shqipëria!?

Bëra një ftesë publike në këtë faqe, jo pa qëllim, për njerëz të njohur e të panjohur. Njerëz që, ashtu si unë, mund të jenë të shqetësuar për vendin e tyre dhe natyrisht që diskutojnë se çfarë mund të bëjnë. I ftova t’i bashkoheshin një “ideje” apo diskutimi, që ne mund të bëjmë një ndryshim, në mënyrë që vendimin se kush do të qeverisë në vendin tonë të mos e marrin as të huajt, as oligarkët, as mediat.

Kërkova që ta shpërndanin ftesën time, të bëheshin pjesë e debatit dhe të ftonin edhe të tjerë gjithashtu.

I lexova një më një reagimet e atyre që shkruan. Për këtë arsye e bëra edhe ftesën. Pashë tri kategori njerëzish:


1. Ata që i janë nënshtruar realitetit, që nuk besojnë që ai mund të ndryshojë, madje as kanë dëshirë që ai të ndryshojë, Madje-madje, kanë filluar të mendojnë se është më mirë të mos ndryshojë.

2. Ata që mendojnë se po, ka vërtet nevojë për ndryshim dhe rreken të japin edhe ide se çfarë duhet bërë. Përpiqen të sugjerojnë, të propozojnë rrugëzgjidhje.

3. Ata që më sulen mua, që propozoj një diskutim këtu në rrjet, duke me quajtur fajtor e bashkëfajtor për këtë situatë e që duhet të dorëhiqem apo hiqem qafe.

Kjo shpjegon shumëçka për atë që jemi, për atë që vuajmë e për atë që na bëjnë.

Shumë njerëz nënshtrohen lehtë, mësohen me nënshtrimin e duket se sikur shtypja, vjedhja, mashtrimi e shfrytëzimi u bëhen nevojë. A nuk ndodhi kështu në 45 vjet komunizëm, kur të gjithë vuanin për bukë e të gjithë spiunonin të gjithë në radhën e qumështit ku blinin vetëm 10 të parët?

Shumë njerëz janë thellësisht paragjykues. Kush është ky që na fton në diskutim? Kush është ky që ka hedhur një ide? U bë ky? Ky që del në televizor, është më keq se ata që vjedhin?

Kush e ka futur këtë të na manipulojë? Edhe ky lëpirës i qeverisë është, tani bën si realist. Nëse dikush guxon të hedhë një ide, janë gati qindra shigjeta të helmatisura, shpifje, sharje, paragjykime, pa asnjë arsye, pa asnjë argument etj.

Ajo që perceptoj nga këto mendime është se ndryshimi këtu është shumë i vështirë, jo sepse klasa politike është më e keqe se në vendet e tjera. Por, sepse pjesa më e madhe e shoqërisë tonë është si një moçal që hedh vetëm stërkala lluce.

Në trend

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kalo në kategori