LAJMI I FUNDIT:

Papunësia e vret shoqërinë më shumë se virusi!

Papunësia e vret shoqërinë më shumë se virusi!

Papunësia e vdes shoqërinë më shumë se çdo virus, pavarësisht fantazisë apokaliptike të infeksionistëve, virologëve dhe epidemiologëve.

Çdo ditë që kalon po bëhet e qartë se shqiptarët u detyruan të kryenin vetëvrasje ekonomike dhe sociale, bazuar në modele dhe informacione të pasakta, të pavërteta dhe të pasinqerta me paramendim.

Qeveria i mbylli brenda shqiptarët dhe i detyroi të harxhonin dhe ato lekë që kishin kursyer për vete, dhe nuk i ktheu atyre lekët qe u kishte marrë dhe u merr si taksa e tatime, por edhe si borxh publik. Përkundrazi, i talli njerëzit me procedura, me aplikacione dhe çdo vonesë të mundshme duke e nxitur papunësinë, jo duke ruajtur punësimin. Dhe, ato pak lekë që premtoi se do të jepte, akoma nuk kanë arritur në xhepat e njerëzve që humbën punën nga strategjia e frikës dhe terrorit që ndoqi e po ndjek qeveria.


Duhet të kishte ndodhur e kundërta. Natyrisht, kjo sjellje prej pengmarrësi e qeverisë gjen mbështetës tek ata njerëz që e dinë që po vidhen, por thonë s’ka gjë se po vidhet edhe komshiu, bile janë të kënaqur po të vidhet fqinji në fillim dhe pastaj ata vetë.

Mik i dashur, në jetën tënde po deshe vetëm bukë, do hash vetëm mut.

P.S. Në foto është “zyra e supës” ku një radhë e madhe amerikanësh ushqeheshin prej dorës së Al Capones, në kohën e Depresionit të Madh në ShBA në vitet 1930. Ndryshimi tani është se në vend të Al Capones do ta kemi qeverinë!