Shitjet e lojtarëve të akademisë që i sollën miliona Real Madridit – Morata, Jese, Llorente dhe De Tomas, tani radha e Hakimit
Achraf Hakimi mund të jetë largimi i radhës nga Real Madridi, duke u futur në mesin e shumë lojtarëve që janë prodhuar nga akademia e klubit dhe janë larguar.
Ai aktualisht është te Borussia Dortmund dhe mund të kthehet te Santiago Bernabeu, ose të shkojë te ndonjë klub tjetër.
Vlera e Achraf është rritur për disa miliona euro prej kur u largua nga Madridi në vitin 2018 dhe vlera aktuale sipas transfermarkt është 54 milionë euro.
Nëse ai do të shitej për këtë shifër, do të ishte afër shitjes më të shtrenjtë të klubit – kur Chelsea shpenzoi 66 milionë euro për Alvaro Morata në vitin 2017.
Morata ka qenë lojtari i akademisë më i shtrenjtë që Real Madridi e ka shitur dy herë pasi Juventusi pagoi 22 milionë euro për të në 2014.
Klubi gjithashtu shiti edhe Marcos Llorente te Atletico Madrid për 30 milionë euro verën e kaluar, si dhe lejoi që Raul de Tomas të largohej për te Benfica për 20 milionë eurove.
Edhe për Mario Hermoson, Reali fitoi 12.5 milionë euro edhe pse u bashkua me Atletio Madridin nga Espanyoli, pasi Los Blancos mbanin 50 për qind të të drejtave të tij.
Verën e kaluar ata morën gjithsej 62.5 milionë euro nga këto shitje. Mariano Diaz dhe Omar Mascarell ishin dy lojtarë që po ashtu mori para nga ta.
Jese Rodriguez në Paris Saint-Germain për 25 milion euro, po ashtu ishte një nga shitjet më të mira të klubit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë