Në një shkrim të mëparshëm, jam munduar t’i përmbledh përshtypjet e mia rreth konceptit të lirisë pozitive, të trajtuar nga një filozof i njohur me origjinë hebraike, Isaiah Berlin. Ka rastisur që edhe filozofi për të cilin kam vendosur të shkruaj sot, të jetë i origjinës së njëjtë. Ndërsa, është krejt e rastësishme që të dy këta filozofë një pjesë të jetës së tyre e kanë kaluar në Londër. Padyshim, ky tjetri, Marksi (Karl Marx), është më i madh për nga pesha filozofike dhe, si rezultat i kësaj, edhe ndikimi i tij ka qenë shumë më i madh, për çka Karl Popper me të drejtë ka thënë se bota do ishte krejt ndryshe pa filozofinë e tij. .
Marksi ka qenë më shumë se filozof: ka qenë aktivist. Madje, Bertrand Russell thoshte se ai fare nuk ka qenë filozof. Kjo sepse roli i filozofisë është se si të shpjegohet bota, e Marksi donte ta ndryshonte atë.
Teoritë dhe konceptet e tij filozofike janë të ndryshme. Më intriguesi është ai rreth lirisë shpirtërore.
Marksi, njësoj si profesori i tij, George Hegeli, besonte se njeriu vetëm shpirtërisht mund të jetë i lirë. E relativizonte lirinë shpirtërore me lirinë materiale. Megjithatë, e vlerësonte lirinë shpirtërore shumë më tepër sesa atë materiale, edhe pse e dyta e determinon të parën.
Ai besonte se njeriu përbëhet prej mishi/eshtrave dhe shpirtit/frymës. Është mishi (bota materiale) që i paraprinë botës shpirtërore. Këtu ai e shihte kontributin e tij karshi dialektikës. Besonte se e kishte kthyer dialektikën e Hegelit të qëndrojë në këmbët e saj.
Arsyeja pse Marksi besonte se bota materiale është e para, buron nga fakti se njeriu së pari duhet të ekzistojë, e pastaj të kërkojë lirinë. Ngjashëm, edhe Jean-Paul Sartre thoshte se ekzistenca i paraprin thelbit/qenies. Ne vijmë së pari në jetë, ekzistojmë, e më pas, përmes veprimeve tona, e determinojmë qenien tonë – bëhemi ata që jemi.
Sasia dhe cilësia e lirisë sonë varet nga mënyra se si arrijmë të sigurojmë metabolizmin tonë, të riprodhojmë jetën tonë. E, sigurimi i metabolizmit tonë kërkon mjete materiale. Kjo është arsyeja përse njeriu krijon marrëdhënie me natyrën, përse e këmbejmë materien tonë me të. Liria jonë dëmtohet nga mënyra se si e sigurojmë metabolizmin tonë. Nëse vazhdimin e metabolizmit tonë e sigurojmë me shpenzimin minimal të energjisë sonë dhe, ç’është më e rëndësishmja, nëse sigurimi i metabolizmit tonë bëhet në kushte të dinjitetshme, atëherë edhe sasia dhe cilësia e lirisë sonë është më e madhe. Puna e tepërt, në kushte jodinjitoze, e dëmton në mënyrë thelbësore lirinë tonë. Andaj, liria jonë shpirtërore mund të lulëzojë vetëm mbi bazën e botës materiale.
Kufiri i lirisë së vërtetë përcaktohet kur anëtarët e shoqërisë e bëjnë jetën e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Ky është edhe qëllimi i çdo shoqërie njerëzore, madje edhe qëllimi i zhvillimit historik. Liria është qëllimi kryesor i çdo shoqërie normale. Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi plotësisht të lirë, as të aftë për të arritur një liri të plotë dhe të gjithanshme. Kjo për shkak se ne kurrë nuk mund ta çlirojmë plotësisht veten nga mbretëria e nevojave materiale (Kingdom of Necessities). E tëra çfarë mund të bëjmë është të përmirësojmë kushtet në të cilat njerëzit sigurojnë mjetet për të vazhduar metabolizmin.
Së fundmi, liria jonë shpirtërore rritet për aq sa njerëzimi arrin të emancipohet, të lirohet nga mbretëria e nevojave. Ky është kufiri që ndan botën e qenieve njerëzore nga ajo e kafshëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron