Për mirësjellje po i quaj “Zonjë” e “Zotëri”. “Përse kështu?” – mund të pyesin me të drejtë lexueset dhe lexuesit e mi të shtrenjtë, veçanërisht të ngujuarat dhe të ngujuarit. Thjesht për t’i marrë me të mirë që të mos egërsohen edhe më shumë, siç po egërsohen e po vrasin në mbarë botën pa dallim race, kontinenti, vendi, feje, botëkuptimi, profesioni e, me sa duket, herë pas here, pa dallim moshe.
Rrjedhimisht dhe për fat të keq pashmangshmërisht, u shtrënguam edhe ne, shqiptaret e shqiptarët, që nga lypësi më anonim deri te kryeministri më heroiko-protagonist që kemi deri tani, t’u themi “Mirë se erdhët në vendin e shqiponjave!” duke u hapur dyert, dritaret e mushkëritë me pahir.
Sidoqoftë, prej më se një muaji, pyes, stërpyes e tejpyes veten përse, në kundërshtim me fjalën tonë të urtë “Kush vjen pa ftuar, gjen pa shtruar”, Znj. Korona & Z. Virus erdhën pa ftuar, por mjerisht “gjetën shtruar”, sepse dikush (po cili vërtet?) me sa duket u ka pëshpëritur në vesh se shqiptareve e shqiptarëve nuk u bën syri tërr, ngaqë, fort të sigurt në vetvete, pretendojnë që ata i “ruan Zoti” ose që “janë në dorë të Zotit”, kështu që, duke sfiduar jo vetëm njerëzimin por edhe vetë “Zotin”, Znj. Korona & Z. Virus ia behën me kureshtje të eksituar e të pashuar edhe në atdheun tonë të dashur feudalo-kapitalist.
Mirëpo, duke pasur parasysh atdheun e tyre zanafillor, pra Kinën me një popullsi shumë të bindur e të duruar (aq sa në shqipe akoma thuhet për dikë që tregon shumë durim se ai ka “një durim kinezi”!), zonja dhe zotëria në fjalë u lumturuan kur ai dikushi misterioz u mësoi se, ndryshe nga ata, kinezët, shqiptarët, këta mesdhetarë e ballkanas njëkohësisht, janë krejt të paduruar e alergjikë ndaj ligjeve e rregullave të vendosur nga mjekësia, shteti dhe shoqëria civile, prandaj kureshtja e tyre u shumëzua me njëqind, një mijë, një milion!
Gjithsesi, për hir të së vërtetës lakuriqe (ose të veshur me rroba funddimri krejt të tejdukshme), kam përshtypjen se Znj. Korona & Z. Virus erdhën tek ne edhe për një arsye tjetër : Dikush (ndoshta i njëjti person si më lart) u ka përmendur një tjetër fjalë të urtë shqiptare. Cilën? Oh, ajo është aq e njohur: “T’i thuash derrit dajë”, aq e njohur, po e përsëris, dhe aq e neveritshme, saqë për ta mposhtur neverinë që më ka ngjallur qysh në fëmijëri, e kam tjerrë metaforën si vijon: Kush i thotë derrit dajë, duhet t’i thotë edhe tezes dosë, edhe gicit kushëri të parë!
Sidoqoftë, duke u nisur nga ky lloj proverbi, Znj. Korona & Z. Virus me siguri do të kenë qenë kureshtarë të shihnin nëse shqiptarët do t’i mirëprisnin, kështu që erdhën e u ulën këmbëkryq në qytetet tona ku, sot e kësaj dite, me gjithë shpjegimet e mjekëve dhe paralajmërimet e tyre, me gjithë ligjet dhe aktet e rrepta nënligjore, me gjithë vigjilencën, por edhe ekspozimin e policisë ndaj Kovidit-19-s, me gjithë gjobat e dënimet e parashikuara deri në burgim, jo pak shqiptarë të pavetëdijshëm ose të shkujdesur nuk i respektojnë masat dhe kufizimet e domosdoshme për të shmangur vetëmolepsjen ose molepsjen e të tjerëve.
Kjo dukuri ka shumë gjasë ta ketë intriguar Znj. Korona me Z. Virus, të cilët, duke qenë në dijeni të mbijetesës shumëshekullore të shqiptarëve ndër shekuj, duke mësuar se ata nuk kanë pyetur as për pushtuesit e jashtëm (romakë, sllavë, grekë, turq otomanë, fashistë italianë e nazistë gjermanë), dhe as për pushtuesin e brendshëm (atë enverist), presin të shohin se me çfarë emrash do t’i pagëzojnë ata ose, më saktë, a do t’u thonë dajë, teze e nip, siç u thonë derrave, dosave e gicave, apo do t’i thërrasin me emra më të lavdishëm si luan, elefant, tigër apo me ndonjë tjetër emër kafshësh a përbindëshash po aq të fismë, ndonëse gjaksorë, të nxjerra nga folklori i tyre, si kuçedër, lubi, stihi, katravesh, katallan, bajloz, ndoshta edhe dragua, aq më tepër që Kovidi-19 na vjen drejtpërsëdrejti nga Kina, ku dragoi është një figurë folklorike kombëtarisht mbizotëruese?
Ndërkohë, Znj. Korona & Z. Virus, të padukshëm siç janë, enden rreth e qark nesh, kudo, natën e ditën, dhe luajnë e zbaviten me jetët tona duke pasur për aleatë e viktima të ardhshme njëherazi ata bashkatdhetarë të pavetëdijshëm që ajrin e molepsur pikërisht nga Znj. Korona & Z. Virus e konsiderojnë si elikzir perëndish, si diçka parajsore! Mirëpo kjo është më keq se t’i thuash derrit, dosës e gicit përkatësisht dajë, teze e nip, kjo është më keq se t’i thuash ferrit parajsë, kjo është t’i thuash vdekjes jetë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!