U krye. Një triumf i negociatave të vështira dhe Boris Johnsoni, arriti ta përmbushte ambicien më të pakuptimtë e mazokistike që është ëndërruar ndonjëherë në historinë e këtij vendi ishullor. Pjesa tjetër e botës, me përjashtimin e presidentëve Putin dhe Trump, shikonte e habitur pa e fshehur zhgënjimin.
Një shumicë votoi në dhjetor për partitë që mbështetën një referendum të dytë. Por, palët e përfshira aty dështuan të prodhonin një kauzë te përbashkët. Tani ne duhet të mbledhim çadrat, mbase edhe nën tingullin e kambanave që bien, e të shpresojmë se do ta nisim këtë çapitjen 15-vjeçare duke na u fanitur gjithmonë përpara syve ajo çfarë kishim deri dje: marrëveshje të shumta tregtare, sigurinë, shëndetësinë, bashkëpunimin shkencor e mijëra gjëra të tjera të dobishme.
E vetmja gjë e sigurt tani është se do t’i bëjmë vetes pyetje për një kohë shumë të gjatë. Lërini mënjanë për një moment gënjeshtrat e kampit pro-largimit, financimin marramendës, përfshirjen ruse apo Komisionin Zgjedhor që nuk pati dhëmbë për të treguar. Mendoni në vend të kësaj pluhurin magjik. Si u arrit që një çështje e pasojave të tilla kushtetuese, ekonomike dhe kulturore të zgjidhej me një votim të thjeshtë e jo një super mazhorancë?
Një raport parlamentar (shiko Brifing 07212) në kohën e Ligjit të Referendumit në 2015-tën, nënvizonte arsyen: “Sepse referendumi ishte thjesht këshillues”! Ai i krijonte elektoratit mundësinë që të shprehte një opinion. Si u shndërrua nga “ këshillues” në “ detyrues”? Me atë pluhurin verbues pra, qe e hodhën në sytë tanë duart populiste nga e majta e nga e djathta. Kemi dëshmuar një bashkëfajësi mpirëse mes qeverisë dhe opozitës. Derën e daljes nga Ecropa e mbajti hapur kreu i opozitës, Jeremy Corbyn që Johnson, të kalonte aty qetësisht. Në këtë rast, po të kishe udhëtuar mjaftueshëm majtas, do të ishte takuar me të djathtën që vinte nga ana tjetër.
Çfarë mësuam nga verbëria jonë? Se ata që nuk po lulëzonin brenda status quo-së, nuk kishin asnjë arsye të mirë për të votuar për të; që kaosi ynë i zgjatur parlamentar rrjedh nga një pyetësor i keq Po-Jo; që ekologjia e evolucionit të gjatë të BE-së e ka formuar thellësisht florën e peizazhit të kombit tonë dhe shkulja e këtyre bimëve, do të jetë brutale; se ai që dikur quhej Brexit i vështirë u bë i butë pas kërcënimeve të daljes pa marrëveshje dhe se në çdo mënyrë që të ndodhë, largimi nga blloku do ta rrudhë ekonominë tonë e do të shkaktojë përçarje të thella e të hidhura, se të gjitha marrëveshjet e ardhshme të tregtisë do të jenë një kompromis me sovranitetin dhe se ajo shprehja: “Të marrim mbrapsht kontrollin”, është premtimi më i zbrazët dhe cinik i këtij sezoni keqardhjesh. /Përktheu: Gazeta “Shqip”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës