Para se të nisen në një udhëtim, familja mbretërore duhet të konsiderojë një listë me gjëra
Rregulla të ndryshme që përfshijnë bagazhet, ushqimet, gjërat që duhet të marrin me vete apo mënyrën e organizimit të kohës.
Na besoni, pas kësaj liste do të bindeni pse të jesh pjesë e një pallati mbretëror nuk është edhe aq qejf.
1. Udhëtimet e tyre janë të mërzitshëm dhe të shkurtra
Princeshat, dukeshat, madje edhe vetë mbretëresha e ëndërrojnë të bëjnë një udhëtim tip ‘ekskursioni’, ku të mund të shëtisin e të shijojnë kafenetë e vendit.
Pjesën më të madhe të kohës ata e kalojnë nëpër takime dhe çdo minutë e kanë të programuar. Ata e dinë ekzaktësisht kur duhet të lënë një takim dhe të shkojnë në makinë. Kanë vetëm 40 minuta kohë për të vizituar atraksionin më të famshëm të vendit.
2. Veshjet e tyre janë identike
Stilistja personale e mbretëreshës merr gjithnjë 2 veshje të njëjta për mbretëreshën kur ajo udhëton. Kjo sepse, në rast incidenti ajo do të jetë në gjendje të ndërrohet menjëherë para se njerëzit të vënë re diçka. Veshjet s’duhet të kenë njolla, shenja apo të grisura.
3. Kostumi i zi s’duhet të mungojë kurrsesi!
Në valixhen e tyre të udhëtimeve duhet të jetë se s’bën një kostum i zi. Kjo veshje nuk është për takimet zyrtare, por për një arsye tjetër. Në rast se gjatë kohës që ata janë larg shtëpisë, një i afërm apo kushëri ndërron jetë, ata veshin kostumin dhe shkojnë në ceremoni të veshur siç duhet.
Ky rregull u vendos pasi babai i mbretëreshës Elizabeth II vdiq në 1952-in dhe ajo ndodhej në Afrikë.
4. Duhet të kenë një qese me gjakun e tyre
Kjo është gjëja më e pazakonshme që do të shihni brenda valixhes së një mbretërori. Në rast emergjence, ata duhet të jenë të furnizuar me gjakun e tyre rezervë. Gjithashtu me ta është një mjek personal.
5. Shoqërohen nga një grup i madh asistentësh!
Kudo që shkojnë, pjesëtarët e familjes marrin një grup asistentësh me vete. Sekretarë, parukierë, stilistë, dado apo roje sigurimi.
Me pak fjalë, gjithë ekipin që i duhet për një udhëtim të sigurt. Vetëm mbretëresha ka 34 asistentë, ndërsa princi William udhëton me 10 ndihmës me vete.
6. Ka nga një meny të veçantë për secilin nga pjesëtarët e familjes
Punonjësit e pallatit komunikojnë me shefat e kuzhinës së botës përpara se udhëtimi të ndodhë. Është e ndaluar t’i hidhet shumë qepë ushqimeve, përbërës pikantë, ushqime deti apo të tjera që mund të kthehen lehtësisht në rrezik për të shëndetin e tyre.
Mbretëresha përshembull, e mban sekret pjatën e saj të preferuar sepse nëse ja thotë dikujt, do t’i shërbejnë gjithmonë të njëjtin ushqim.
7. Ata duhet të dinë si të përshëndesin në të gjithë gjuhët e botës!
Duke qenë se përfaqësojnë monarkinë Britanike, pjesëtarët e familjes duhet të mësojnë t’i përshëndesin njerëzit në gjuhët e tyre.
Duhet të tregohen etikë me vendin që po vizitojnë, prandaj gjithnjë shkojnë të shoqëruar nga asistentë që i përgatisin para çdo udhëtimi. Kjo për të shmangur pauzat e sikletshme gjatë dialogëve apo pyetjeve me vendasit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSeksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit