Nuk është e lehtë të shkruhet rreth integritetit intelektual të dikujt që për shumëkënd konsiderohet “baba i kombit”. Jo sepse mund të jem i vogël, por për shkak se ambienti shoqëror në të cilin jetojmë, dominohet nga mentaliteti tribal.
Do të isha i lumtur sikur ky shkrim i imi të ishte i përqendruar në një analizë të ndonjë vepre të tij akademike. Kjo sepse ndonëse nuk i kam lexuar që të gjitha, nuk mund të mos kem admirim për veprat e tij shkencore. Prodhimi i kaq shumë veprave kërkon angazhim absolut intelektual, e mbi të gjitha pasion dhe dashuri të madhe për kombin tënd. Krejt çfarë kam lexuar nga puna e tij është romani “Vdekja…”, ‘Anatomia…’ dhe “Morfologjia e…”.
Të parën e pëlqej shumë, ndërkaq librin “Morfologjia…” – ndonëse në kohën kur e kam lexuar kam qenë fare i ri – kurrë s’e kam pëlqyer. Vepra është e shkruar në frymën e ethosit të tij. Akademiku literalisht e shfryn mllefin e vet, “vret dhe asgjëson” intelektualisht shumë kolegë të tij të asaj kohe. Ndërkaq librin “Anatomia…” ai madje e fillon duke i thur elozhe sistemit socialist vetëqeverisës, një qëndrim ky befasues për pretendimet e tij se kurrë s’ka qenë admirues i ish-sistemit politik.
Të gjithë e dimë se arma e vetme e intelektualit është të bërit kritikë. Qosja e ka përdor këtë armë vazhdimisht, sidomos prej fundit të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar. S’ka si të mohohet fakti se zëri i tij ka qenë zëri i ndërgjegjes së kosovarëve. I ka bërë jehonë halleve dhe kërkesave politike të kosovarëve sa herë që ka mundur. Por, për hir të së vërtetës, nuk ka qenë zëri i vetëm. Intelektualë të tjerë, si I. Rugova, e kanë bërë të njëjtën gjë. Ata që e mbajnë mend takimin e famshëm mes shkrimtarëve shqiptarë dhe serbë në vitin 1988, e kujtojnë fjalimin e z. Rugova. Të mohosh kontributin intelektual të I. Rugovës në atë kohë, shpërfaq një lloj meskiniteti, për të mos thënë një lloj autoritarizmi intelektual.
Kritika intelektuale e akademikut, pas luftës deformohet edhe më shumë. Duket kritikë pa integritet. Kjo sepse ai pa mëdyshje merr pozicion politik. Kritika e tij kryesisht përqendrohet në dy pika. Kritikon çdo gjë që është e lidhur me PD-në në Shqipëri dhe liderin e saj, si dhe LDK-në në Kosovë dhe liderin e saj. Kritika e tij mund të përmbajë shumë të vërteta, sepse, ta zëmë, gjendja e mjerueshme në shtetin shqiptar lidhet ngushtë edhe me keqqeverisjen e Berishës. Nuk ka përse të amnistohet fajësia politike as e këtij të fundit, ndonëse Rugova kurrë nuk ka pasë pushtet efektiv gjatë jetës së tij. Shumë mund të pajtohen edhe me kritikën e tij karshi liderit të sotëm të LDK-së, që dëshiron ta quajë veten Rugovë të dytë.
Por, ajo që e karakterizon kritikën akademike të Qosjes është jo-konsistenca. Asnjëherë (së paku unë nuk kam lexuar diçka të këtillë) nuk e ka ngrit zërin kundër kleptokracisë politike të instaluar në Kosovë nga viti 2008 (përjashto vitet e fundit kur të gjithë e kuptuam kush janë këta njerëz). Ai kurrë nuk ka folur, ta zëmë, për gjendjen mizerable në sistemin arsimor të Kosovës. Kurrë nuk e ka kundërshtuar hapur sistemin politik mafioz të instaluar në Shqipëri. Përkundrazi, jo rrallë i ka thurur elozhe Socialistëve dhe liderit të tyre. Edhe punën e dy akademive e ka vlerësuar me dy optika. Me të drejtë ka kritikuar ashpër politizimin dhe mospunën e Akademisë së Kosovës, gjersa asnjëherë nuk e ka bërë të njëjtën gjë për atë të Shqipërisë, anëtar i së cilës është edhe vet.
Vazhdoj të besoj se për gjendjen ku kemi rënë si shoqëri shqiptare nuk mund të fajësohet vetëm klasa politike. Faj të madh ka edhe shtresa intelektuale e kombit. Intelektualët e formatit të akademikut R. Qosja kanë dështuar të shërbejnë si ndërgjegje kritike. Dijen shkencore dhe intelektuale nuk e kanë vënë në funksion të së vërtetës, asaj që është e mirë dhe e drejtë në çdo situatë dhe në çdo kohë. Fatkeqësisht, dijen e tyre e kanë tregtuar si çdo mall tjetër, e shpërblimet që i kanë marr nga politikët nuk kanë qenë të vogla.
(Autori studimet për master i ka mbaruar në Universitetin Kurt Bösch. Doktoratën e ka nga Universiteti i Londrës – Birkbeck. Momentalisht jep mësim në RIT Kosovo (A.U.K), ndërkaq më parë ka ligjëruar në institucionet prestigjioze arsimore, si Birkbeck, London School of Economics dhe University College London)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova