Historicizmi është doktrinë filozofike, sipas së cilës e ardhmja e njeriut determinohet nga ligjet kozmike të cilat janë jashtë kontrollit të njeriut. Njeriu s’është gjë tjetër veçse një instrument i parëndësishëm në tërë procesin e funksionimit të këtij ligji. Platoni thoshte se ky ligj çon pashmangshëm drejt korrupsionit, prishjes apo degjenerimit. Çdo gjë që është në fluks – thoshte Herakliti – e që s’është hyjnore po e krijuar nga njeriu, është e destinuar të kalbet – të shthuret.
Platoni besonte se thelbi i degjenerimit është shthurja morale, ndërkaq shthurja morale çon në degjenerim politik. Ai thoshte se degjenerimi politik vjen jo vetëm për shkak të degjenerimit moral, por edhe për shkak të mungesës së dijes. Kjo është pak a shumë mënyra se si – sipas Platonit – manifestohet ligji i përgjithshëm kozmik i prishjes në fushën e punëve njerëzore. Pasi shthurja shoqërore arrin kulmin, Zoti do të marrë përsëri në dorë frerët e anijes kozmike dhe gjërat do të fillojnë të përmirësohen. Mirëpo, Platoni besonte se përmes vullnetit moral dhe fuqisë intelektuale të njeriut, ky ligj mund të parandalohet. Kthesa do të manifestohej në ardhjen e një burrështetasi të shkëlqyeshëm, forca intelektuale dhe vullneti moral i të cilit mundëson që kësaj periudhe të keqe t’i vije fundi.
Ndonëse krahasimi në mes Athinës antike dhe shthurjes sonë si shoqëri mund të duket i tepërt, ngjashmëritë ekzistojnë. Jemi duke jetuar një periudhë historike – shumë problematike në kuptimin moral, intelektual dhe politik. Jemi shoqëri në mes të tranzicionit; kemi humbur standardet dhe sistemin e vlerave që kishim para 20 viteve dhe, nga ana tjetër, nuk kemi arritur të transformohemi në një shoqëri me tipare të civilizimit bashkëkohor perëndimor. Në kohën e robërisë totale dhe kur s’kishim shtet, megjithatë kishim një minimum të vlerave ku i mbështesnim sjelljet dhe veprimet tona individuale. Mësuesi, profesori, mjeku, aktivisti politik, artisti, sportisti… të gjithë kanë funksionuar brenda disa standardeve – qoftë edhe minimale profesionale e morale.
Tash, në këtë kohë, Kosova e ka hedh tutje problemin e ‘lirisë negative’, siç do ta quante Isiah Berlin. Kemi fituar atë që s’e kishim dikur – të drejtën të nxjerrim ligje për veten tonë – dhe gjithashtu e kemi shtetin që mundëson implementimin e tyre (ndonëse as njërën as tjetrën nuk i respektojmë shumë). Në tërë këtë duket sikur shthurja që kemi pësuar vjen si rezultat i mungesës së standardeve morale dhe sistemit të mirëfilltë të vlerave.
Në këtë zallahi të madhe mund të fitohet përshtypja sikur ka ardhur koha e kthesës së madhe. Shumë pajtohen se tashmë kemi liderë politikë dhe grupacione politike që posedojnë edhe vullnet moral edhe fuqi intelektuale për t’i prirë kthesës. Por, a mundet Qeveria – qoftë edhe sikur të udhëhiqet nga një ‘supernjeri’, siç po pretendohet shpesh të portretizohet kreu i VV-së – ta bëjë kthesën e madhe?
Pavarësisht rëndësisë së madhe që mund të ketë shteti dhe institucionet e saja në ringritjen tonë, motori i kthesës së madhe duhet të jemi ne – qytetarët e Kosovës. Shteti përbën vetëm një levë që ne mund ta përdorim në zhvillimin tonë si shoqëri. Por, individi është ai i cili duhet të mbështetet në arsye e në punë dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Nëse tundohemi për t’u mbështetur tek të tjerët për të realizuar veten; nëse zmbrapsemi për të marrë përgjegjësitë tona si individë, atëherë kemi vendosur të kthehemi në qenie animale. Ajo që Qeveria e ardhshme duhet dhe kërkohet të bëjë është vendosja e ligjit dhe rifunksionalizimi i institucioneve të shtetit. Por, shteti nuk është korporatë afariste që krijon vende të punës. Nuk mund ta bëjë atë që ne vet duhet ta bëjmë.
Nëse dëshirojmë të mbetemi njerëzorë, ekziston vetëm një mënyrë për të ecur para: pranimi i përgjegjësisë si individë dhe si shoqëri se vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen.
I vetmi fat që kemi si qenie njerëzore është ai i bartjes së kryqit mbi supet tona!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025