Pa pretenduar të jap këshilla se cilat duhet te janë prioritetet e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, dua të theksoj se arritja e marrëveshjes përfundimtare me shtetin fqinj verior, duhet të perceptohet si punë parësore. Ekzistojnë disa arsye për këtë.
Së pari, konflikti i ngrirë 20-vjeçar është pengesa kryesore e mos anëtarësimit tonë në organizmat kryesorë ndërkombëtarë. Pa u bërë pjesë e institucioneve relevante ndërkombëtare, nuk do mund të rrumbullakojmë shtetësinë tonë. Ky është një fakt që nuk do duhej të injorohej nga askush.
Së dyti, gjendja e konfliktit të ngrirë është faktori kryesor se përse në Kosovë, edhe pas 20 viteve në liri, nuk ka investuar asnjë kompani me renome botërore – siç ndodh me vendet fqinje. Ky është indikator i qartë se investitorët e mëdhenj investimin në Kosovë e konsiderojnë të një rreziku të lartë, që do të thotë se ambienti biznesor tek ne është i pasigurt. Në një shkrim tjetër jam munduar të sjell evidenca empirike rreth investimeve të huaja në Kosovë e në Serbi, ku kjo e fundit prinë dukshëm. Madje, edhe kompanitë e shteteve që i konsiderojmë si mike, preferojnë Serbinë e jo Kosovën. Kjo sepse siguria politike është faktori kryesor kur merren vendimet për investime (ndonëse ka edhe faktorë tjerë për këtë).
Së treti, lufta jonë me serbët nuk paraqet rast unik. Edhe popujt tjerë kanë luftuar kundër njërit e kundër tjetrit, me pasoja më të mëdha se tonat. Por, një ditë janë detyruar të bëjnë paqe mes vete. E kanë bërë këtë sepse nuk ka zhvillim e prosperitet nën kushtet e një konflikti latent mes dy popujve. Mbi të gjitha, kanë bërë paqe për hir të gjeneratave të ardhshme. Të gjithë p.sh. i dimë pasojat e sundimit pesëshekullor osman. Shqiptarët kanë qene populli i vetëm në rajon i privuar nga e drejta për t’u edukuar dhe arsimuar në gjuhën amtare. Sot e kemi harruar këtë sundim dhe kemi marrëdhënie të mira me pasardhësit e osmanëve në Turqinë e sotme.
Së katërti, Serbia dhe serbët janë fqinjët tanë kryesorë dhe anasjelltas. Pa keqkuptime: e kam fjalën për lidhjen fizike, jo shpirtërore. Ne nuk i kemi zgjedhur për fqinj, as ata neve. Ky është një fakt gjeografik që s’mund ta ndryshojmë. Aktualisht jemi pengje të zhvillimit dhe integrimeve evropiane të njëra-tjetrës. Sa më herët ta kuptojmë se marrëveshja historike mes dy popujve është jetike, aq më herët do t’i hapim rrugë zhvillimit socio-ekonomik të dy popujve.
A mund të arrijmë marrëveshja historike – përfundimtare?
Kurrë nuk kemi pasur moment më të përshtatshëm për ta bërë këtë, sesa sot. Është i madh interesimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos i shteteve që i konsiderojmë mike, për arritjen e marrëveshjes. Një përparësi tjetër është se në pushtet do t’i kemi politikanët kompetentë e më të arsimuar, që s’kanë hipoteka të së kaluarës e të cilët me racionalitet dinë t’i qasen zgjidhjes.
Tri janë qasjet e mundshme karshi konfliktin të ngrirë: status quo; Asociacioni i Komunave me shumicë serbe; dhe, demarkimi i kufirit. E para nënkupton një të keqe të pafund. E dyta nënkupton instalimin e një bombe të kurdisur që ne si shtet s’do të mund ta kontrollonim kurrë. Edhe qasja e tretë, po nuk u menaxhua me mençuri dhe me vizion politik, mund të sjell tragjedi njerëzore. Megjithatë, pavarësisht se kush mund të ketë iniciuar, demarkimi kufitar me marrëveshje ndërkombëtare, me parakushtin se zgjidhja do ketë racionalitet, pa zjarre nacional-shoveniste, pa popullizëm, ndoshta do të mund të sjell paqen përfundimtare mes të dy popujve.
Nuk do të elaboroja më të tej se pse mendoj se demarkimi është zgjidhja më racionale, por jam i bindur se kjo mundësi meriton të trajtohet me kujdes dhe të mos hidhet apriori poshtë. Përveç klasës politike, trajtimi i kësaj teme duhet të bëhet edhe nga elita intelektuale e Kosovës, për ta ndihmuar klasën politike që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë këtë problem. Tekefundit, intelektualët e kanë për obligim ta bëjnë këtë. Përndryshe, si popull e si shtet do të vazhdojmë të zvarritemi në kohë e në hapësirë, pa perspektivë, ashtu si qipriotët apo kurdët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025