1. Bankat zhvillimore janë banka që shtetet i krijojnë për ta mbuluar hendekun e nevojave të investimeve afatmesme dhe afatgjata në sektorë të ndryshëm. Këto institucione nuk janë zëvendësim për institucionet financiare, por duhet të shihen më shumë si plotësuese në arkitekturën financiare të shtetit, që mund të ofrojnë financim shtesë për nevojat sektoriale. Investimet e llojit të kësaj banka tentohet të jenë në infrastrukturë apo në ata sektorë ku vërehet deficiti i investimeve që mund të kufizojnë rritjen ekonomike brenda vendit apo rajonit.
2. Bankat zhvillimore në shumë shtete luajnë rol të madh në ekonomi. Banka të tilla kemi në Kroaci, në Slloveni, në Hungari, në Danimarkë, por kemi edhe Banka zhvillimore rajonale siç janë BERZH-i, ASEAN+Kina etj. Për shembull, në Slloveni, kjo bankë në misionin e saj e ka promovimin dhe ndihmesën e firmave që eksportojnë dhe, si rezultat, i financon firmat prodhuese me një kosto shumë të ulët që të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Në Hungari, Banka Zhvillimore u ndihmon NVM-ve me fokus në prodhim, duke ju ofruar qasje në financim me kosto të ulët dhe për afate të mesme e të gjata. Në shumë raste, Banka Zhvillimore ofron financim në formë të kredive për infrastrukturë rrugore, energjetikë, për ujë të pijshëm, për kanalizime – në ata sektorë të cilët i shërbejnë rritjes ekonomike dhe që e përmirësojnë mjedisin afarist.
3. Në Kosovë, Banka Zhvillimore do të shërbente në funksion të ekonomisë, duke ofruar kredi afatmesme dhe afatgjata për sektorët me potencial, por që iu mungon qasja në kapital. Sektori bankar në Kosovë nuk ka arritur të jetë në shërbim të firmave të cilat kanë kërkuar qasje në kapital për investime afatgjata. Diferenca në mes normës së interesit në kredi dhe asaj në depozita është gjashtë pikë, në përqindje është 600 për qind më lartë norma e interesit në kredi sesa norma e interesit në depozita. Kjo gjendje ka bërë që shumë sektorë të kenë deficit të investimeve. Për më shumë, kjo tregon se ka potencial për banka të ,reja sepse raportimi i profiteve të bankave është indikator që kjo industri krijon profit të lartë ekonomik. Megjithatë, Banka Zhvillimore nuk duhet të shikohet si zëvendësuese po si përmirësuese e arkitekturës financiare në Kosovë. Bashkëpunimi i sektorit bankar me Bankën zhvillimore do të sjell sinergji në treg, sepse bankat kanë informata të vlefshme për NVM-ët dhe veprimtarin e tyre.
4. Bankat zhvillimore zakonisht financohen nga shteti dhe lëshojnë instrumente të borxhit me periudha afatgjata. Shpesh ndodh që edhe shtetet tjera të kontribuojnë me kapital si formë e ndihmës për të përmirësuar ekonominë e një vendi dhe si kanal më i përshtatshëm për planifikim dhe zbatim të projekteve sesa nëpërmjet qeverive. Në Kosovë, Banka Zhvillimore mund të krijohet me anë të kontributit nga Buxheti i Qeverisë, sa për fillim; lëshimi i letrave me vlerë (obligacioneve) për të cilat garant do të jetë Qeveria; kredi afatgjate nga bankat zhvillimore rajonale dhe ato nga shtetet e zhvilluara (për shembull BERZH, KfW etj.); dhe, pjesëmarrja me kapital të shteteve mike të cilat do ta zvogëlonin riskun dhe si rezultat koston e financimit. Normal, operimi serioz i Bankës, qartësimi për misionin e saj, do ta mundësonte rritjen e Bankës zhvillimore në të ardhmen. Vlerësim i projekteve është shumë i rëndësishëm, sepse qëndrueshmëria e vetë Bankës do varej nga kthimi i parave të cilat i ka investuar në projekte.
5. Për fund, Banka Zhvillimore është hallkë e rëndësishme e arkitekturës financiare të një vendi. Andaj krijimi i saj në Kosovë do të sillte përfitime për sektorët strategjikë, por edhe për NVM-ët të sektorëve me interes për shtetin, duke iu ofruar qasje më të lehtë në financim për periudha afatgjata.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!