Gati një gjysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelit nëpër temat e mëdha të politikës botërore, gjatë fjalimit në debatin e përgjithshëm në Bundestag (11 shtator). Për 15 minuta me radhë ajo u pa të ngjitej ngadalë në luaneshën e politikës globale, por pas disa ngecjeve në përshkrimet e realitetit gjerman u mblodh në fund si një mace në tabanin e fakteve.
Edhe pse Merkel, “liderja e botës së lirë”, në çështjet e mëdha – si marrëdhëniet transatlantike dhe përgjegjësinë e Gjermanisë për multilateralizmin – përpiqet të tregojë “se cilat janë pritshmëritë ndaj nesh”, ajo vetë e di se këto nuk ka për t’i realizuar dot një koalicion me socialdemokratët në krizë të vazhdueshme. Sepse, jo vetëm tema e njohur – arritja e dy për qind të shpenzimeve të buxhetit për NATO-n – mbetet një temë e pakompromis për socialdemokratët, pavarësisht sesa e dëmton kjo marrëdhënien me qeverinë e Trumpit.
Nëse Merkel paralajmëron se Evropa në zgjidhjen e konflikteve në botë duhet “të lë gjurmët e saj”, madje të “bëhet më e pranishme” në Siri, Partia Socialdemokrate përgjigjet me armën parimore. Sepse, pikërisht tek tema e Sirisë luhet një dramë e madhe e koalicionit, krahas luftës kundër ISIS-it. Pas dyerve të mbyllura debatohet fort, nëse do të vazhdohet mandati gjerman për avionët zbulues gjermanë kundër ISIS-it, mandat që përfundon në fund të tetorit. Të qënit “prezent” ka pamje tjetër.
Shumë kureshtar madje të duket njoftimi i Merkelit se Gjermania “do të japë kontributin e saj” që Libia të mos kthehet në një Siri të dytë. Prej vitesh Gjermania druhej të konfrontohej me Italinë dhe Francën, dy lojtarët kryesorë me përplasje interesash aty. Por, tani, kur qeveria e përkohshme libiane e mbështetur nga OKB rrezikon të zhytet plotësisht në kaos, Merkel paralajmëron nga një tjetër “luftë përfaqësuese” dhe e shikon si “detyrën tonë” të pengohet pikërisht kjo. Por, vështirë të përfytyrohet se cilat vepra konkrete do të ndjekin këto fjalë me partnerin e saj të koalicionit.
Pas SPD-së, kancelarja nuk mund të fshihej më, kur erdhi fjala tek një problem tjetër: Gjermania nuk është në nivelin e kohës për sa i përket teknologjisë. “Këtë duhet ta pranojmë”, tha Merkel gati me zë të ulët, duke pasur parasysh Kinën. Për të shtuar më tej që mbrojtja e klimës dhe digjitalizimi janë çështjet kardinale që do të vendosin mirëqenien e Gjermanisë në të ardhmen. Por, këto tema Merkel i kishte cekur që në fillim të mandatit të parë si kancelare – para 14 vjetësh. Me sa duket shumë punë kanë mbetur pa u bërë. “Për momentin nuk është problemi tek mungesa e parave”, sipas Merkelit. Gjermania ka problem me kapacitete planifikuese.
Pra, para të taksapaguesve ka boll në zyrat e financave gjermane. Që megjithatë nuk bëhet shumë, kjo ka arsye të tjera. Ashtu si edhe për disa nga ambiciet e rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme – ato do të mbeten të parealizuara në muajt e mbetur të qeverisjes së koalicionit të madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025