Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me PSD-në, kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot me aktivitetet partiake në teren.
Në një takim më strukturat e AAK-së në Malishevë dhe Rahovec, Haradinaj ka thënë se “tani është koha të marrim drejtim, duke i hequr pikëpyetjet në temat e mëdha dhe t’i përkushtohemi zhvillimit të mirëfilltë”, transmeton Telegrafi.
“Vendit i duhet një Qeveri e vizionit të qartë për shtet sovran, e cila do t’i adresojë temat e interesit vital nacional, me guxim dhe vendosmëri. Për këtë garancë është projekti më unik, për Kosovën 100% shtet. Të bashkuar rreth ofertës fituese me strukturat e Aleancës, sot në Malishevë dhe Rahovec”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë