Mënyra e bërjes së politikës nga partitë tona, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni… është akoma në fazën e tribalizmit. Pa pretenduar të bëj një analizë të plotë të asaj se çfarë nënkuptohet me mënyrën e mendësisë dhe jetesës fisnore, kam marr nocionin e përdorur nga Karl Popper lidhur me këtë temë. Padyshim, nuk ka “mënyrë të uniformuar të jetës fisnore”, por ai e përshkruan atë si shoqëri që jeton në vendbanime të fortifikuara, të sunduara nga shefat e fisit ose oligarkët.
Mënyra se si funksionojnë sot organizatat tona politike, i ngjan shumë kësaj. Për shembull, në Kosovë, politikanët e kanë ndarë vendin në disa vendbanime të fortifikuara. Kemi fortesat politike të bazuara në Drenicë, atë të rajonit të Dukagjinit, të Llapit, rajonin e vogël në Prizren të quajtur Vrrini, rajonin e Malishevës, si dhe një fis politik tjetër më të vogël me qendër në Klinë. Politika tribale mund të jetë më komplekse në Shqipëri, por duket ndarja e kontrollit politik atje është më e thjeshtë – jug dhe veri.
Ka disa arsye për të besuar se kjo mënyrë e të bërit politikë është primitive. Frika është faktori bazë në vendimin për votën. Një pjesë e racionalizojnë frikën me vendin e punës, ngase shefat e fisit apo oligarku mund ta kuptojë vendimin e votës sime. Një pjesë tjetër mund ta racionalizojë atë me frikën e ndryshimit të rutinës – një frikë që mund ta gjejmë vetëm tek fëmijët shumë të vegjël.
Kjo është mënyrë tipike e organizimit fisnor. Popperi thoshte se në mënyrën fisnore të të jetuarit, ka pak probleme dhe asgjë nuk është ekuivalente me problemet morale. Njerëzit rrallë e gjejnë veten në pozitë të dyshojnë se si duhet të veprojmë. Mënyra e duhur e veprimit përcaktohet gjithmonë nga tabutë, nga traditat fisnore magjike që kurrë nuk mund të jenë objekt i analizës kritike. Traditat fisnore karakterizohen më vetëdijen kolektive e cila nuk lë vend për përgjegjësi personale. Më e keqja, kjo traditë fisnore nuk lë vend për shqyrtim kritik – ta zëmë të rezultateve të punës të shefave të fisit.
Një manifestim tribal u manifestua dje nga një parti e madhe politike shqiptare në Kosovë. Ngjashëm e ndoshta më keq, kulturë tribale kanë shfaqur më herët pothuajse të gjitha partitë shqiptare, kudo në Ballkan.
Fatkeqësisht, mënyra fisnore e të bërit politikë, vazhdon të mbijetojë suksesshëm… ndër shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'