LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë, thotë Spasovski

Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë, thotë Spasovski

Gjendja e sigurisë është stabile. e qetë dhe nuk ka kurfarë indikacione për shkelje në mbarë territorin e shtetit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë janë vlerësimet për sigurinë pas paralajmërimeve të El Çekës “se është e mundur të ndodhë Kumanova e dytë në mes të Shkupit”.

“MPB dhe të gjitha organet e tjera të cilat janë kompetente për zbatimin e ligjit po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e veta lidhur me gjendjen e sigurisë”, theksoi Spasovski, i cili sot në mëngjes ndoqi një pjesë të përzgjedhjes të kandidatëve për nëpunës të ri policorë në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Mes tjerash, ai informoi se në MPB ekziston sektor i posaçëm që merret me krim kompjuterik, ndërkaq tashmë po përgatitet bashkërisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës strategji për siguri kibernetike.


“Sektori për krim kompjuterik në MPB çdo ditë punon edhe në pjesën e gjuhës së urrejtjes dhe në pjesën e sulmit të sajteve. Kështu që në atë pjesë po zhvillohet edhe teknologjia, megjithatë edhe kapacitetet tona po përforcohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.