Taulanda Jupi
Ku i keni “gjeneral”!?
Ku e keni sigurinë?
Ku e keni ekonominë?
Ku e keni reformën në drejtësi?
Ku e keni reformën në arsim?
Ku e keni reformën në shëndetësi?
Ku i keni standardet në zgjedhje?
Ku i keni integrimin dhe negociatat?
Ku i keni investimet strategjike dhe jo vetëm?!
Ku i keni premtimet e pambajtura të Rilindjes, “gjeneral”?
Sot, shqiptarët e kanë kuptuar se drejtohen nga individë me synime makiaveliste, objektivi i të cilëve, pas pasurimit përmes zhvatjes pa masë, pa sens dhe pa kufi, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i privuar gjithsecilit të ardhmen evropiane.
Në fund të gjithë këtij rrugëtimi të lodhshëm e rraskapitës, shqiptarët nuk duan të bëjnë më popullin viktimë që për dreq drejtohen nga politikanë pa ideale, pa parime morale, pa vizionin e duhur që mund të projektojë Shqipërinë e të ardhmes.
Sot shqiptarët e realizojnë qartësisht se me votën e tyre ata shihen si bashkëpunëtorë në zgjedhjen e politikanëve të korruptuar, mashtruesve, kriminelëve, hajdutëve dhe tradhtarëve.
Kjo ushtri “të zgjedhurish tashmë nuk është gjë tjetër veçse një ushtri e vdekur. Nuk janë të vdekur fizikisht, por politikisht.
Ata kanë vdekur politikisht pasi janë thjesht të papërdorshëm, sepse nuk kanë as më të voglën arsye dhe të drejtë morale të shohin në sy shqiptarët dhe me pacipësi t’ju kërkojnë atyre që të vazhdojnë t’i gënjejnë , t’i zhvatin, t’i rrjepin, t’i vjedhin, t’i varfërojnë deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, t’i sundojnë me çdo pushtet ekonomik, juridik apo mediatik, t’i ndalojnë fjalën dhe mendimin e lirë, t’i detyrojnë të largohen pa kthim nga atdheu i tyre.
“Gjenerali” dhe ushtria e tij e vdekur politikisht nuk kanë më arsye logjike për ta bërë këtë sepse u refuzuan.
Në votimet e 30 qershorit, shqiptarët refuzuan të votojnë, madje edhe një pjesë e atyre që votuan shkruan dhimbshëm mbi fletën e votimit “Më detyruan!” , duke çjerrë padashur plagën e madhe që ngërthen realitetin social tē shqiptarëve, të mosqënit i lirë në shprehjen e vullnetit dhe zgjedhjes së tyre politike.
“Gjenerali” dhe ushtria e tij e “vdekur”, të bjerrur prej mekanizmit vetshkatërrues ku ka hyrë duke rrëmbyer çdo pushtet, po shkruajnë epilogun e tyre duke dashur të certifikojnë votimet e 30 qershorit.
Por, nuk do të munden sepse këto votime treguan shkurt dhe qartë se shqiptarët po kërkojnë të bëjnë ndryshimin e madh dhe duan të jenë pjesë e këtij ndryshimi, duke kuptuar se ky ndryshim fillon nga ndërgjegjësimi qytetar për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës.
Me refuzimin e 30 qershorit shqiptarët klithën me heshtjen e tyre për një alternativë dhe vizion të ri për të ardhmen e tyre.
Kriza e përfaqësimit, ka sjellë në nivelet më të larta të politikës modele të tilla individësh të cilat nuk kanë as fare të bëjnë me moralin dhe vlerat përfaqësuese të një shoqërie evropiane.
Ndaj, përveç varfërisë, vjedhjes, zhvatjes, mashtrimit, korrupsionit, sundimit, më 8 korrik, më së shumti shqiptarët protestojnë për një model morali.
Kjo në dukje është idealiste, por demokracia funksionale është vlerë morale, përpara se të jetë politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova