Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës politike, e cila po merr interpretime të ndryshme. Lajmi i këtyre orëve ishte i zakonshmi: specialistët e ndryshëm të ligjit e bëjnë interpretimin e veprimeve të njërës apo tjetrës palë, thjesht sipas ngjyrës politike.
Ndërkohë, dy hapa të tjerë priten në orët në vazhdim, ajo që lidhet nga Parlamenti me procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës dhe parashikimi se presidenti mund të shkojë në një hap më ekstrem: që lidhet me shpërndarjen e Kuvendit!
Në të dy rastet, vendimi përfundimtar i shkon gjykimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Paradoksalisht, për sa kohë ajo ka vetëm një anëtar e ka të pamundur të drejtojë punën e saj.
Kjo do të thotë se kriza në vend do të jetë e stërgjatë dhe do të pritet plotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese, që do të mundësojë normalitetin në vend. Paçka ironisë që bëjnë sot të gjithë me Reformën në Drejtësi, ata e votuan atë në masën 100 për qind në Parlament dhe kjo na bën qesharakë, por edhe të neveritshëm.
Dhe, kthehemi në momentin kryesor: Lajmi i keq ishte ajo që tha ambasadori Borschard, se krizë e tanishmja ka të bëjë me punët e brendshme të vendit dhe se ata nuk mund të ndërhyjnë!
Shqipëria është në një krizë të demokracisë së saj dhe i mungon efiçensa apo mjedisi për mbarëvajtjen e Kushtetutës. Për fatin e keq të njerëzve, e për shkak të makutërisë së pushtetit, gjithçka është modifikuar pas vitit 2008. Tashmë ne korrim pasojat e shkaqeve që na kaluan para syve me ndryshimet e frikshme të atij viti, ku çdo lloj pushteti është i lokalizuar në duart e dy liderëve kryesorë të vendit. Mënyra e padrejtë sesi është bërë kjo ujdi përbën dhe bazën nga ku ne ngatërrohemi sot me zhvillimet e vendit. Mungesa e institucioneve të pavarura është një nga pasojat e këtij realiteti që po na mbyt në çdo aspekt. Populli duket se ka edhe më pak zë qoftë edhe sesa në komunizëm, ku pushteti ishte absolut.
Ligji themeltar i Kushtetutës është ndryshuar shumë herë, por përmban aq shumë ligje që lenë mundësi interpretimi saqë kriza është para syve dhe aty qëndron e pakthyeshme.
E vetmja zgjidhje mbetet si gjithmonë atje nga ku gatuhet politika shqiptare: Jashtë vendit. Ashtu do të ndodhë dhe këtë herë për turpin tonë dhe mbi të gjitha pamundësinë e aftësive tona për të zgjidhur problemet e brendshme të vendit. Do mjaftojë një telefon, një emisar dhe palët do të ulen për të gatitur çorbën e re, që do përfundojë me një shtrëngim duarsh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova