Ju detyrohemi të gjithë lojtarëve tanë, i detyrohemi Fatos Beqirajt, i detyrohemi tifozëve dhe kësaj radhe edhe mediave.
Pse ju detyrohemi lojtarëve?
Sjellja e tyre përbrenda të gjitha normave fair-play, ishte skajshmërisht e bukur. Nuk kishin asnjë moment të gjaknxehtësisë; kishin qetësinë dhe sjelljen sportive në nivelin më të lartë.
Pse i detyrohemi Fatos Beqirajt?
Malazezët janë në luftë të tmerrshme me pjesën serbe brenda republikës së tyre. Kjo u reflektua në braktisjen e Kombëtares së tyre, nga serbët. Kjo prodhoi çarje më të madhe brenda dy etnive në fjalë. Fatos Beqiraj qëndroi besnik; bëri lojën e tij; udhëhoqi ekipin – edhe pse emocionalisht ishte i ngarkuar. Sjellja e tij, marrë për bazë ‘pabesinë’ serbe ndaj Kombëtares malazeze, afron malazezet më shumë me etninë e parë të tyre – shqiptarët! Beqiraj është një sinjal i vogël për malazezet që shqiptaret mund të jenë më të afërt me ta, sesa serbët të cilët i kanë manipuluar historikisht për përfitime politike.
Pse ju detyrohemi tifozëve?
Ishin fantastikë, në çdo aspekt. Në rrjetet sociale, në çdo paraqitje, nuk i trajtuan malazezët si serbë; nuk e nisën gjuhën e urrejtjes; treguan edukatë. Nuk ishin në stadium, por në asnjë rast nuk u vërsulen me inat në forumet apo portalet malazeze – pavarësisht që shumë nga ne e njohim gjuhën e tyre. Nëse duam që malazezët akademikë e studiues – të cilët kanë filluar të shkruajnë se janë me origjine ilire ose shqiptaro-vllahe – t’i kemi aleatë e t’i lidhim me idenë e prejardhjes së përbashkët, atëherë duhet t’i presim me respektin maksimal në Prishtinë. Ata u braktisën nga elementi serb në Podgoricë, për shkak të Kosovës. Kosova duhet ti trajtojë me respekt në lojën e kthimit.
Pse ju detyrohemi mediave?
Orientuan drejt, çdo gjë. Nuk dhanë pezëm e as mllef para ndeshjes. Mediat i trajtuan malazezët si popull në vete; i trajtuan si popull që nuk duhet gjykuar keq. Shkruan për futbollin dhe, kur ndodhi thyerja e tyre, e cilësuan si përparësi për ne e jo ta kthejnë në banalitet politik.
Këto janë arsyet pse fituam në Podgoricë. Treguam kulturë, në çdo aspekt. Ta tregojmë këtë edhe në ndeshjen e kthimit. Sepse, luajnë shqiptarët kundër shqiptarëve të tjetërsuar, por që çdo ditë e më shumë po e pranojnë origjinën e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit