LAJMI I FUNDIT:

Po të panë duke qeshur në Shqipëri, të marrin për budalla ose për të huaj

Po të panë duke qeshur në Shqipëri, të marrin për budalla ose për të huaj

Anisa Bega

Ja ku erdha sërish me një tjetër shkrim marrë nga realiteti ku jetojmë, sipas këndvështrimit tim. Kam vite që kam dashur ta shpreh këtë fenomen që ndodh në vendin tonë, ku ende kemi komplekse për të shprehur veten tonë ashtu siç jemi, pa e vrarë mendjen: Po bota çfarë do thotë?!


Duke qenë se jemi një vend që ka kaluar disa tranzicione, sigurisht që pasojat janë të ndryshme dhe reflektohen edhe në sjelljen e njerëzve.

Dua të ndalem te një problematikë që e kam vënë re: Ne nuk përshëndesim dhe as i buzëqeshim njëri-tjetrit në vendet që mund të kalojmë rastësisht, si p.sh.: ashensor, dyqan, lokal etj. Ndërkohë, jashtë shtetit kjo është një ndër gjërat më kryesore që tregon secili edukatën e vet dhe përcjell energji pozitive edhe te një person që nuk e njeh. Pra, negativiteti na vjen sa dalim nga shtëpia, edhe nëse kemi një punë të mirë, ose një jetë (në dukje të lumtur). Lind pyetja: Kaq shumë tangërllik dhe të rëndësishëm na duket vetja?!

Një mbrëmje, një miku im, në një lokal në Tiranë pa dashje, rrëzoi çantën e një vajze dhe direkt me mirësjellje i kërkoi falje. Eh, ta shikonit reagimin e asaj gjithë nerva duke i thënë: Ku i ke sytë? Një mllef të madh kishte ajo vajzë!

Kam vënë re se edhe kur dalim për qejf, nuk na qesh buza, por rrimë seriozë me duar në xhepa dhe qëndrimin të ngrirë. Ndërkohë nëse përshëndet dhe socializohesh mendojnë se je i/e huaj, i/e përdalë, ose nuk je mirë nga trutë e kokës. E keni vënë re si themi për të huajt? Ah sa rehat janë këta, por harrojmë të mendojmë se edhe ne mund të jemi rehat si ata! Në thellësi do donim shumë të bënim si ata, por komplekset e shumta nuk na lejojnë të dalim nga fllucka jonë e paragjykimeve.

Në Shqipëri edhe vetullat shumica i kanë të ngrysura sa dalin nga shtëpia, ku i krijohen si një vizë në mes të ballit.

Më tha dikush me shaka: Lamë nam sa po qeshim, nuk lejohet në Shqipëri me qesh kaq shumë, se do mendojnë i paska ikur mendja këtyre, ose janë të dehur. Ndërkohë nuk çohet ndërmend fakti, se mund të qeshësh, se je i lumtur.

Hajde gëzuar të gjithëve, le të mos ankohemi për një moment, por të festojmë dhe të mendojmë se në Shqipëri mund të jemi edhe të lumtur.

Në trend

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori