T’i nënshtroheni një testi të inteligjencës nuk duhet të jetë diçka e lodhshme me një maratonë pyetjesh.
Kjo sepse ekspertët kanë përpiluar testin më të shkurtë të inteligjencës në botë, i cili përbëhet nga vetëm tri pyetje, transmeton Telegrafi.
Po pra, ju mund t’i nënshtroheni këtij testi menjëherë dhe të lavdëroheni para miqve brenda vetëm 30 minutave.
Përndryshe ky test është zhvilluar nga psikologia Shane Frederick në vitin 2005.
Këto janë tri pyetjet e vështira:
1: Një shkop bejsbolli dhe një top së bashku kushtojnë 1.10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë sesa topi. Sa kushton vetëm topi?
2: Nëse u nevojiten 5 makinave 5 minuta për t’i bërë 5 pajisje të caktuara, atëherë sa kohë do t’u merrte 100 makinave për t’i bërë 100 pajisje?
3: Ekziston një grumbull lulesh në liqen. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli i luleve ta mbulojë tërë liqenin, atëherë sa ditë merr kohë që lulja ta mbulojë vetëm gjysmën e liqenit?
Këto janë përgjigjet:
1: Topi kushton 5 centë. Ju me siguri keni menduar se 10 centë, apo jo? Nuk po ju paragjykojmë. Topi kushton 5 centë plus një shkop bejsbolli që kushton 1.05 dollarë dhe totali bëhet 1.10$.
1.05 dollarë është saktësisht 1 dollarë më shtrenjtë sesa 5 centë. Përndryshe, një studim nga Princeton ka zbuluar se njerëzit që përgjigjen me 10 centë janë dukshëm më pak të durueshëm sesa ata që e gjejnë përgjigjen e saktë.
2: 100 makinave do t’ju nevojiteshin 5 minuta për t’i bërë 100 pajisje. Mund të mendoni se përgjigja e saktë është 100 minuta, por e keni gabim. Nga pyetja, ne e dimë se një makine i nevojiten 5 minuta për ta bërë 1 pajisje. Rrjedhimisht, nevojiten 5 minuta që 100 makina t’i bëjnë 100 pajisje.
3: Grumbulli i luleve do ta mbulonte gjysmën e liqenit për 47 ditë. Ju mund të keni menduar 24 ditë, por e keni gabim. Nëse zona e liqenit që mbulohet nga lulet dyfishohet çdo ditë, atëherë do të merrte vetëm 1 ditë kohë që të mbulohej krejtësisht nga gjysma. Pra, largoni një ditë nga 48-ditëshi dhe ju mbesin 47 ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri