Asdren Osaj
Sa isha i angazhuar në Komunën e Prishtinës, më rastisi ta takoja një zyrtar komunal që ankohej për ndërrimin e postit të tij – nga një vend që konsiderohej i privilegjuar, në një pozicion që nga ai konsiderohej si degradues. I thash: “Duhesh të ndihesh i nderuar që të është dhënë mundësia që nga pozita që ke të bësh punë të mira për qytetin dhe për qytetarët”.
Fjala ishte për një pozitë brenda Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në kompetencë të se cilës ishin punët që kanë të bëjnë më mbarëvajtjen e qytetit. Kjo Drejtori, brenda përgjegjësive të saja kishte kujdesinë ndaj parqeve, hapësirave gjelbëruese, mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanalizimit, mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike dhe shumë aktivitete tjera që, në gjuhën e thjesht, mund të konsiderohen si ato të shtëpiakut. Si duket, këto përgjegjësi nuk ishin të pëlqyeshme për një pjesë të stafit.
Një digresion i shkurtë në lidhje me këtë: isha duke hulumtuar materialet brenda rafteve të banesës time dhe rastësisht e gjeta një publikim ku pasqyrohet Prishtina e viteve të pasluftës së Dytë Botërore, deri te vitet ’90 të shekullit të kaluar. Syri i fotografit të kohës mund të këtë përzgjedhur ndoshta vendet me të bukura, por ajo që vërehej ishte niveli i kënaqshëm i mirëmbajtjes se qytetit – në aspektin e mbeturinave dhe të hapësirave gjelbëruese. Qe të mos dukem nostalgjik i kohëve të shkuara e jo të mira, më duhet të them se sot qyteti është më i ndotur se atëherë.
Sot, në Prishtinë, në çdo pjesë të tij sheh baltë, bërllok, ujë të pistë të grumbulluar dhe ujëra të zeza që rrjedhin nëpër trotuare apo rrugë. Sot sheh parqe të lëna pas dore, hapësira gjelbëruese të dëmtuara, karrige dhe tavolina dhe pjesë të tjera të parqeve që nuk mirëmbahen e janë të dëmtuara deri në masën sa mund të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve.
Si shoqëri nuk jemi vetëgjykues. Duhet ta bindim veten se jemi ndërtuesit, por edhe shkatërruesit e qytetit. Ne duhet të jemi ata që kujdesen për parkun dhe gjësendet e vendosura aty; ne jemi ata që duhet të kujdesen që bërlloku dhe mbeturinat tjera të mos hedhen vend e pa vend… E, a jemi duke e bërë një gjë të tillë? Besoj që jo. Përkundrazi, jemi duke kontribuar në këtë situatë të keqe!
Nuk është se na mungon shumë kultura dhe edukata. Sepse, oborret, kopshtet dhe ambientet brenda shtëpive tona të lënë “pa mend” për pastërtinë dhe rregullin. Jashta tyre vuajmë nga sindromi se gjithçka është e huaj dhe se “i huaji” – duke harruar se ai jemi ne – duhet ta kryejë punën.
Pastrimin e qytetit nuk mund ta bëjnë vetëm institucionet, qofshin ato lokale apo qendrore, pa përkrahjen dhe angazhimin e fuqishëm të banorëve. Duhet një sinkronizim dhe balancim në mes të palëve që sinergjia e përbashkët të këtë sukses. Pastërtia nuk arrihet me premtimet e gjithsecilit prej neve se do të punojmë për një qytet me të mirë dhe me të pastër; as me aktivitetet vullnetare të përvitshme. Ajo çka duhet të bëjmë është që problemin ta trajtojmë qysh në gjenezën e tij: me kulturën e të jetuarit në kolektivitet, në hapësirë të përbashkët, ku gjithsecili prej nesh ka përgjegjësinë që të kujdeset për atë hapësirë si për shtëpinë e tij. Krijimi i një sistemi edukativ ku fëmijët mësojnë për edukatën e mirëfilltë qytetare dhe për rëndësinë e respektimit të ambientit të jetesës, është tjetër aktivitetet që duhet shtyrë para.
Duhet sensibilizim, fushatë vetëdijesuese dhe masa ndëshkuese ndaj personave që s’tregojnë përkushtim ndaj ambientit ku jetojmë. Përndryshe kemi hequr dorë nga kërkimi i llogarisë dhe përgjegjësisë. Dhe, përderisa jemi vetëm spektatorë dhe në shumë raste edhe kontribuues të së keqes, s’duhet të presim që dikush nga lartë të na i zgjidh këto gjera – pavarësisht se në të gjitha aspektet janë përgjegjësit kryesorë të kësaj katrahure.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri