Pesë shenjat të sigurta që tregojnë se marrëdhënia juaj po shkon drejt altarit
Në të gjithë hyjmë në një marrëdhënie për arsye të ndryshme, por faktori kryesor që shkojmë drejt një lidhjeje serioze: është të kemi pranë një person që na do dhe na vlerëson
Ne duam dikë pranë vetes me të cilin mund të flasim dhe të ndajmë realitetin tonë të përditshëm. Megjithatë, është pothuajse e pamundur të dish se si do të shkojnë gjërat dhe nëse marrëdhënia do të zgjasë.
Bright Side na tregon disa shenja të cilat mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse marrëdhënia juaj po shkon drejt një zyrtarizimi:
Ju keni aq shumë tema për të folur së bashku
Të jesh në gjendje të gjesh dikë dhe të shpenzosh sa më shumë kohë me ta, i bën mirë shpirtit dhe gjendjes suaj psikologjike. Komunikimi është i rëndësishëm dhe për këtë arsye nëse e keni gjetur personin me të cilin mund të flisni me orë të tëra, pa u mërzitur, mbajeni fort. Kjo është një shenjë që marrëdhënia juaj po shkon drejt një rruge pozitive.
Bëni shaka gjithmonë
Nëse ju me partnerin shkëmbeni batuta gjatë gjithë kohës, kjo është një shenjë e mirë që e kuptoni njëri-tjetrin. Nëse bëni për të qeshur njëri-tjetrin, por edhe në ditë të vështira qëndroni bashkë, ky është çelësi i lumturisë. Sipas hulumtimit të bërë nga Universiteti i Vankuverit, çiftet që e konsiderojnë bashkëshortin e tyre si mikun e tyre më të mirë, kishin nivele më të larta lumturie dhe kënaqësie se ata që nuk e kishin një marrëdhënie të tillë.
Veprimet e tyre të bezdisshme ju duken interesante
Gjithkush ka zakone të vogla të këqija, disa nuk janë aq të dukshme sa të tjerat, por nëse jeni me dikë për një kohë të gjatë, do të filloni t’i vini re ato gjëra të bezdisshme që i bëjnë ata të veçantë. Për shembull, ata mund të kenë një zakon të keq për të mos kontrolluar telefonin e tyre ose duke e mbajtur atë në heshtje, kështu që vështirë se mund t’i arrini ata. Edhe pse shumicën e njerëzve i bezdis kjo gjë, ju i njihni shumë mirë dhe mund t’ju pëlqejë fakti që ata nuk janë të varur nga celulari.
Nuk mund të qëndroni larg njëri-tjetrit
Ju kaloni net të mrekullueshme së bashku, të përqafuar teksa shikoni filma…eh! Mirëpo ndonjëherë, mund të ndodhë që nuk jeni bashkë për shkak të punëve. Nëse ndiheni keq kur nuk e keni pranë, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj ka arritur një pikë ku ju të dy e shikoni veten bosh nëse nuk e keni pranë njëri-tjetrin. Sipas hulumtimit, çiftet që kalojnë shumicën e kohës së tyre së bashku dhe që kanë krijuar një rutinë çdo ditë mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes kur duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Ata gjithashtu mund të përjetojnë depresion të butë dhe pagjumësi.
Përdorni fjalën “ne”
Kur jeni një marrëdhënie të gjatë, gjithmonë përpiqeni që të gjeni kohë për familjen dhe miqtë tuaj, së bashku me partnerin. Pra, jeni gjithmonë bashkë. Miqtë e atij bëhen miqtë tuaj dhe pothuajse gjithmonë jeni bashkë. Shpesh, ju ndodh të thoni “Po shkojmë të takojmë miqtë tanë”; “Ne do të shkojmë me pushime bashkë”. Këto janë detaje të vogla, por që tregojnë se keni aktivitete të përbashkëta në çift. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë