LAJMI I FUNDIT:

Do të përmbushet sakrifica e Familjes Jashari

Do të përmbushet sakrifica e Familjes Jashari

“S’kemi ku me shku… k’tu do ta bajmë dekën… k’tu t’parët tanë kanë jetue n’shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve… kurrë nuk do ta lëshojmë vendin… do të përgjigjemi me aq sa kemi mundësi… s’kem ku shkojmë… i shihni sa f’mitë i kem k’tu, ku me i çue kta… edhe Evropa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta l’shojmë vendin”.

Ishin fjalët këto fjalët e Hamëz Jasharit, në një intervistë të rrallë që paralajmëroi një profeci, e që më vonë qëndresa e familjes së tij do t’i japë zemër çdo shqiptari për ta mbrojtur atdheun.

Në rrethana thuajse të pamundura, Familja Jashari iu kundërvu forcave të armatosura serbe, për tri ditë rresht. Që nga foshnjat e deri tek pleqtë, dhanë jetën e tyre, duke i treguar botës se jeta në skllavëri nuk është për shqiptarët; se shqiptarët nuk duan asgjë më shumë veçse të frymojnë lirshëm në atdheun e tyre. Rënia e tyre tregon se dashuria për atdheun e gjuhën shqipe nuk ka çmim.


Bota riktheu sytë kah betejat të cilat do t’i kenë mësuar në historitë e luftërave me spartanët, por nuk do e kishim menduar që në shekullin XX do rishfaqej një heroizëm i këtyre përmasave. Andaj, respekti dhe admirimi për këtë familje nuk shteret, por rritet dita-ditës.

Një brez i pasluftës u rrit duke admiruar sakrificën dhe qëndresën e kësaj familje. Sot kemi shtetin tonë fal luftës me penë dhe me pushkë, të gjeneratave të tëra që derdhën gjak që ky komb ta shoh dritën përsëri; që ky komb t’i ketë shtëpitë e veta, shkollat e veta, spitalet e veta, rrugët e veta, varret e veta dhe jo të mbesin nomadë duke bredhur nëpër botë pa varre e pa atdhe.

Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit, kësaj toke të lashtë e cila njohu shpatën dhe pushkën, e ku me shekuj familjet shqiptare u detyruan ta mbrojnë pragun e derës…

Në trend

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Kalo në kategori