Katër gjëra megjithatë rrekem t’i kuptoj por nuk arrij ende ta kap fillin:
E para, si është e mundur që krerët e partisë në pushtet merren me ushtruesit e dhunës para kryeministrisë ose me opozitarët në Kuvend, dhe nuk shohin mijëra njerëzit që vijnë të shprehin pakënaqësinë e tyre nga ana e anës në kryeqytet! Po me këta si i bëhet hallit? Si, studentët paskëshin halle të drejta, kurse familjarët e tyre jo?
E dyta, si arritën krerët e opozitës ta lexojnë mesazhin e popullit protestues, “oh sa legjitim!”, që ky mesazh ishte: “Digjni mandatet!” Mund të jetë veprim i drejtë ose i gabuar, nuk më takon ta shpreh duke bërë parashikime në erë, por më mbetet misterioz fakti se me çfarë e lexuan mesazhin e elektoratit të tyre? Si e lexuan?
E treta, nëse një qeveri teknike do të jetë zgjidhja për zgjedhje të drejta, dhe mundet që ajo të jetë rruga, nuk i hy atij debati, si do të lihet një qeveri teknike me një Kuvend ku të mos ketë deputetë nga të gjitha krahët. Do të ishte e frikshme një Shqipëri me qeveri teknike nëse pas nuk do të kishte një Kuvend mbështetës!
Qeveri teknike pa Kuvend funksional?
Unë i druhem!
E katërta, po këshilltarët nëpër bashki a do t’i djegin mandatet, apo ata do të qëndrojnë? Çfarë kuptimi ka që ata të qëndrojnë nëse deputetët i lenë pendët Kuvendit!
Sa për mua, unë i qëndroj mendimit njësoj si para dy vitesh: Duhet Republikë e re!
Pa lëvizur asnjë presje. Prej 15 vitesh argumentuar te libri im “Shoqëria periferike! që shtëpia botuese Papirus, po e riboton së shpejti!
Pa atë, pra pa një reformim rrënjësor të shtetit dhe vendosjen e një shteti të së drejtës, politika në gjendjen sikurse është nuk e nxjerr dot gomarin nga balta!
Përtej dështimit të një politike të caktuar, kemi edhe dështimin e të gjithë modelit të qeverisjes, të drejtësisë, të shkollës, të pronësimit, të të drejtave të njeriut, të shpërndarjes të pasurisë, të modelit ekonomik, etj., të të trija këtyre dekadave.
Nuk jemi budallenj të mos e shohim realitetin në sy!
Pa Republikë të re, do të vazhdojmë të rrotullohemi si minj të zënë në çark!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025