Shkencëtarët janë të bindur: ndjenjat tona dhe logjika e zhvillimit të dashurisë janë të lidhura ngushtë me proceset biokimike në trupin tonë. Edhe nëse do të donim që kjo ndjenjë e mahnitshme pasionante të zgjaste përgjithmonë, trupi ynë nuk do të ishte në gjendje ta përballonte atë.
Bright Side zbuloi se dashuria zbehet me kalimin e kohës, mirëpo ne do t’ju vijmë në ndihmë se si ta shpëtoni.
Ne përjetojmë eufori biem në dashuri
Shkencëtarët mendojnë se euforia që nxitet nga pasioni, ka shumë të përbashkëta me ndjenjën që përjetojnë të varurin nga droga. Ky efekt shfaqet sepse truri dhe gjëndrat e veshkave prodhojnë hormonin noradrenalinë. Ky hormon i njëjtë prodhohet pas marrjes së kokainës ose heroinës.
Një person që ka rënë në dashuri e ndjen nevojën për të takuar partnerin e tyre gjithnjë e më shumë, sepse duan ta përjetojnë këtë ndjenjë sa më shumë të jetë e mundur.
Pse nuk mund të zgjasë përgjithmonë dashuria?
Gjatë evolucionit, qeniet njerëzore e kishin të nevojshme luftën për mbijetesë. Do të ishte e vështirë për paraardhësit tanë të kujdeseshin për fëmijët, të gjenin ushqim dhe të mbronin veten nëse ata ishin të vetëm.
Ndjenja e rënies në dashuri ndihmoi çiftet të qëndronin së bashku për hir të mbijetesës së fëmijës së tyre. Dhe ndërsa fëmija u rrit, kjo ndjenjë u zhduk.
Në më pak se 3 vjet, përfundimet nervore bëhen pothuajse të pandjeshme ndaj prodhimit të këtyre hormoneve. Gjithashtu, vetë hormonet prodhohen në një përqendrim shumë më të ulët. Funksioni i trurit bëhet i qëndrueshëm, fillon të punojë rregullisht dhe hormonet ndalojnë stimulimin e lidhjes emocionale të çiftit.
A përfundojnë të gjitha lidhjet keq?
Periudha e rënies në dashuri është e vështirë për trupin tonë. Një ritëm i qetë është në fakt më efektiv për ne. Shkencëtarët kanë gjetur se ndjenja e lidhjes që na bën të jetojmë me partnerin tonë për një periudhë të gjatë kohore lidhet me oksitocinën dhe vazopresinën.
Niveli i oksitozinës rritet kur njerëzit përqafojnë, bëjnë seks, puthen apo thjesht bisedojnë. Pra, këtu është përfundimi: prekjet dhe butësia janë mënyra më e mirë për të mbajtur marrëdhënie afatgjata.
Dhe mos harroni të mbani lart mundësinë për të dëgjuar, për të shprehur mirënjohjen tuaj, për të arritur kompromise, për të kapërcyer konfliktet dhe për të ecur së bashku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp