Muhamet Hamiti
Po vazhdon procesi i çnjohjeve të Kosovës. Mediat serbe sot njoftuan për çnjohjen e Republikës së Kosovës nga Madagaskari; e dymbëdhjeta, thonë ata. (Po e zëmë se kjo nuk ka ndodhur; s’duam t’u besojmë as Qeverisë as mediave serbe. Mirëpo të tjera kanë ndodhur, siç dihet tashmë.)
Ministria e Jashtme e Kosovës besoj do të ketë përgjigjen e gatshme: nuk kanë marrë informatë për këtë. Po ta kërkojnë edhe e marrin. Besojnë se duke mos e pranuar mohohet realiteti.
7Procesi alarmant i çnjohjeve po përcillet me një gjakftohtësi të frikshme nga përgjegjësit e papërgjegjshëm, në radhë të parë nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. I patrazuar duket të jetë biznesmeni Pacolli. Sikur kjo të mos kishte të bënte me Kosovën, lëre më me fushën e tij të veprimtarisë si Ministër. Me këtë shpengim do të donte ai të qeveriste krejt Kosovën. E ka thënë vetë se do të donte (e ‘ka ëndërr’ bile, siç është shprehur) ta qeveriste vendin tonë bile nja një vit. Padyshim dështimet e tij do të ishin në përpjestim të drejtë me dështimet aktuale si Ministër e Zëvendëskryeministër.
Sigurisht nuk është fajtori kryesor Pacolli. Më shumë ata që e kanë vënë në detyrë.
Çnjohjet po duket të jenë rezultat i bisedave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për Kosovën, që, siç e ka thënë vetë Presidenti Hashim Thaçi, do të mund të përfshinin korrigjim kufiri (të tjerët thonë shkëmbim territoresh me Serbinë), por edhe biseda për çështje të brendshme të Kosovës. “Janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” më 28 nëntor 2018.
Politika agresive e Serbisë për çnjohje të Kosovës ka marrë hov mbasi trashëgimtarët e Millosheviqit në Qeverinë serbe (Presidenti Vuçiq dhe Ministri i Jashtëm Daçiq kanë qenë ministra në kabinetin e tij të luftës më 1999) ia kanë dalë të bindin jo vetëm faktorë të jashtëm, por edhe të brendshëm, në Kosovë, se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës me pavarësi e terrritor të njohur tash e një dekadë nuk është punë e kryer.
Është koha që populli i Kosovës me proces demokratik të çnjohë udhëheqësit që e kanë katandisur vendin tonë kaq keq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova