Nëse mendoni që jeni të rrethuara me mike të cilat do t’i fusin duart në valë për ju, mbase pas këtij teksti do t’i hapni mirë sytë
Kur jemi moshë të re mendojmë që kemi shumë mike. Dhe besojmë fuqishëm që gjithmonë do të jenë me ne. Mirëpo ndonjëherë nuk është ashtu.
Për disa nga ato mendojmë që do plakemi bashkë, ndërkaq të tjerave do t’ua falim ndërhyrjet e vazhdueshme dhe dobësitë për të mirën e grupit.
Pikërisht ky grupi i dytë gjithmonë do të krijojë probleme. Për t’i penguar ato që t’ju krijojnë probleme, duhet të ndaheni me kohë, transmeton Telegrafi.
Ajo e cila ju shfrytëzon
Ajo qëndron me ju vetëm kur i nevojitet diçka. Kur duhet t’i jepni para hua, t’i dëgjoni ankimet për ish-in, ose kur i bëni ndonjë shërbim tjetër. Ajo as që do të kujtohet t’ju pyesë si jeni apo a ju nevojitet diçka. Thjesht ajo nuk çan kokën për këto gjëra.
Kritikuesja
Keni shtuar peshë? Ajo do t’jua thotë këtë, por me një dozë ironie. Nëse keni humbur peshë, ajo as që do ta vërejë. Gjithmonë do të gjejë mënyrë që t’ju ulë vetëbesimin, kurdo që të jetë kjo e mundshme. Negativja e tillë me siguri nuk ju nevojitet ta keni pranë.
Garuesja
Jeta e saj është lojë e përhershme, një garë e përhershme. Gjithmonë do të garojë me ju, p.sh. se është më e mençur, më e bukur, më simpatike, e cila e ka edhe të dashurin më të mirë. Për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, rëndësi ka që ajo është më e mirë se ju, madje e thotë këtë para të gjithëve.
Nuk është personi edhe aq i dëshiruar, apo jo?
Ju kopjon në çdo gjë. Keni blerë fustan të kuq shumë të bukur dhe të nesërmen atë e shihni me fustan të njëjtë. I keni treguar për mashkullin i cili ju pëlqen dhe ajo të nesërm e cakton takimin me të. E keni njohur me miqtë tuaj dhe ajo fillon të shoqërohet me ta, ndërkaq juve ju injoron. Nëse keni mike të tillë – ikni sa më larg nga ajo. Nuk ju nevojitet “vajza e tillë me fustan të gjatë të bardhë” në ceremoninë e kurorëzimit të martesës suaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'